E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beograd, mbahen zgjedhjet për kreun e kishës serbe

BEOGRAD-Te 45 anëtarët e Sinodit të shenjtë të kishës ortodokse serbe mblidhen për të zgjedhur kreun e kësaj kishe. Me votim të fshehtë do te zgjidhen tre kandidatura dhe më pas me tërheqjen e një prej emrave, si në llotari, do te zgjidhet fituesi.Zgjedhjet mbahen 2 muaj pas vdekjes së kreut të kishës ortdokse serbe, Pavle i cili u nda nga jeta ne moshen 95 vjecare.Mediat serbe raportojne se peshkopi Amfilohije, një përfaqësues i vijës së ashpër, besohet se do të jetë një nga tre klerikët që do të dalin në shortin final.(europaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›