E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Rama te degjoje zerin e Kocit dhe ne socialisteve

"E ftoj shokun tone Edi, qe te mos bjere pre e servilizmave te atyre njerezve ne lidershipin e Partise Socialiste, te cilet e nxisin ne veprime dhe sjellje arrogante, krejtesisht te panevojshme, te cilat nuk e ndihmojne bashkimin e opozites dhe te se majtes!". Kjo ishte thirrja e drejtuar nga kreu i LSI-se, Ilir Meta, per kryesocialistin Edi Rama, gjate nje takimi te zhvilluar ne bashkine e Kamzes. Me ane te ketij apeli, qe nuk eshte i pari pergjate ketyre diteve, qe pas ndarjes se LSI-se nga koalicioni i vjeter opozitar, Meta synoi te vere ne dukje faktin se "jane po keta njerez, qe e nxisin sot Edin kunder koalicionit per te shkelur marreveshjet, te cilet po dje nxisnin Fatos Nanon kur ishte Kryeminister kunder Ilir Metes dhe shume socialisteve te tjere qe ngrinin probleme te ndryshme per qeverisjen e vendit". Madje, duke shtuar dozen e akuzave, kreu i LSI-se shtoi se ata jane te njejtet njerez, me karakter intrigantesh, percaresish, servilesh dhe i abuzuesve me socialistet dhe me progresistet. Per kete arsye, sipas tij, do te ishte me mire qe Rama te degjonte zerin konsekuent te Petro Kocit dhe te shume socialisteve dhe progresisteve, te cilet nuk kane ardhur ne Partine Socialiste pas 1997-es. Duke i dhene garanci per ta mbeshtetur edhe ne te ardhmen ne drejtimin e suksesshem te Bashkise se Tiranes, Meta ftoi Ramen "te mos ushtroje ndikim nga pozitat e tij si kryetar bashkie ndaj televizioneve dhe gazetave, jo vetem per te censuruar koleget e tij te opozites, por edhe per te censuruar zerat e ndryshem brenda PS-se, sepse ne socialistet jemi krenare qe i dhame fund ne '97-en tradites censuruese te Sali Berishes ne 5 vitet e pare te drejtimit te pushtetit nga ana e tij, kur kishte vetem nje televizion shteteror dhe ishte krejtesisht partiak dhe kur kishte nje gazete "Koha Jone", qe u dogj, sepse ishte gazeta e vetme opozitare ne ate kohe". Njekohesisht, sipas tij, kreu socialist duhet te heqe dore nga e ashtuquajtura politike e re, qe ka paraqitur deri tani, pasi eshte nje mendesi e gabuar, qe te thuash qe ne 17 vjet nuk eshte bere asnje gje.
O.Xhilaga

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›