PD-PS, injorojne te vegjlit
Rozeta Rapushi
PD-PS bojkotojne komisionin parlamentar te reformes zgjedhore, duke injoruar keshtu partite e vogla parlamentare. Pas tre muajsh bllokimi, komisioni i reformes u mblodh dje vetem me perfaqesuesit e partive te vogla politike, te cilat vune kushte qe ne zgjedhje te shkohet me nje sistem proporcional te personalizuar, me lista te hapura dhe te mos preket pragu elektoral. Mbledhja u drejtua nga Ceka, ne mungese se dy bashkekryetareve, Ilir Rusmali PD dhe Kastriot Islami PS, te cilet deklaruan se nuk u lajmeruan per tryeze. "Turpi eshte i atyre qe nuk ishin ne komision. Kerkojne sistemin spanjoll si PD dhe PS sepse e dine se kane rrjedhje me sistemin proporcional dhe duan te forcojne pozitat e tyre ne kurriz tone", kritikoi kreu i PDS-se, Paskal Milo. Teper i ashper ishte dhe aleati i qeverise, republikani Arian Madhi. Sipas tij, me propozimet e bera nga partite e vogla, eliminohen manipulimet ne zgjedhje, si dhe fenomeni i "Dushkut". "Ne kemi sistemin aktual zgjedhor, qe eshte me i miri. Edhe sistemi i "Dushkut", mund te eliminohet duke realizuar qe votimi te behet me nje flete si per kandidatet, si dhe per partite politike", tha Madhi.
Entuziazmin e te vegjelve e uli disi deputeti Spiro Peci. Ai u beri te qarte krereve te partive te vogla politike, se per ndryshimin e sistemit zgjedhor duhen plot 94 vota, pasi nderhyhet ne Kushtetute. E nje numer te tille, partite e vogla e kane te pamundur ta realizojne pa mbeshtetjen e forcave te medha politike, PD-PS, qe dje i kritikuan aq shume. "Sistemi proporcional i personalizuar eshte sistemi me i mire dhe demokratik, por per ta ndryshuar kerkohet nderhyrje ne Kushtetute dhe 94 vota. Ndaj, ne duhet qe me argumente t'u mbushim mendjen kolegeve tane qe ky sistem mundeson zgjedhje te lira e te ndershme", tha Peci. Ndryshe nga anetaret e tjere, ai u beri thirrje bashkekryetareve qe te marrin pjese ne mbledhje e te perfshihen ne debat. Pavaresisht nderhyrjes se Pecit, anetaret e tjere vijuan se mund t'i drejtojne vete mbledhjet e komisionit te reformes, pa menduar gjate se per legjitimimin e tyre duhet dhe vota e te medhenjve.
Deputeti me i ri i LSI-se, Spartak Braho, kerkoi shkarkimin e dy bashkekryetareve, Ilir Rusmali dhe Kastriot Islami. "Kerkoj shkarkimin se nuk kane drejtuar si duhet punen e ngarkuar te komisionit. Jane ata qe po pengojne reformat qe duhet te realizoje Shqiperia per t'u anetaresuar ne NATO", tha Braho, duke kerkuar qe komisioni te dale me propozime konkrete. Te vendosura per te ecur para dhe pa ndihmen e PD-PS te, Neritan Ceka i kerkoi ne seancen e mbremshme plenare Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, qe te henen e ardhshme Kuvendi te marre ne konsiderate mendimin e dhjete partive te vogla per sistemin zgjedhor. "Politika e re ka dhene premtimin qe ne te jemi ne Parlament me pranimin e tyre. Por emerimet te tilla te ngjashme me Partine e Punes kane marre fund nje e here e mire, kane vdekur nje here e mire", tha Ceka.
Kerkesat
Dhjete partite e vogla politike mblodhen dje komisionin e reformes zgjedhore. Pa pranine e dy bashkekryetareve, Ilir Rusmali dhe Kastriot Islami, te vegjlit kerkuan vendosjen e sistemit zgjedhor proporcional te personalizuar, lista te hapura dhe te mos preket pragu. Drejtuesi i mbledhjes se djeshme, Neritan Ceka, i kerkoi Kuvendit qe te marre ne shqyrtim dokumentin e tyre per reformen te henen e ardhshme.
Pengesa
Partite e vogla politike kerkojne ndryshim te sistemit zgjedhor, por nuk kane votat per ta realizuar nje gje te tille. Per ndryshim te sistemit, sipas Spiro Pecit, kerkohet nderhyrja ne Kushtetute, per te cilen duhen 94 vota. Per kete ceshtje, Peci ishte i vetmi qe u beri thirrje deputeteve te nise dialogu me forcat e medha politike, per te ecur para me reformen.
Shkarkimi
Deputeti i LSI-se, Spartak Braho, kerkon shkarkimin nga funksioni i dy bashkekryetareve te komisionit te reformes, Ilir Rusmali dhe Kastriot Islami. Sipas tij, dy perfaqesuesit e forcave te medha politike jane shkaktaret kryesore per mosfunksionimin e komisionit, si dhe realizimin e reformes se kerkuar per anetaresimin ne NATO. Si Rusmali ashtu edhe Islami mohuan te jene lajmeruar per mbledhje.