E Diel, 1 Nëntor 2026

"Synohet vrasja ime"

Publikimi i denoncimit te bere nga nje pjese e anetaresise se Misionit "Eleonore", ka pasuar dje reagimin e Eleonora Bregut nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku, sipas te dhenave te misionit, ajo ka aplikuar ne perpjekje per te perfituar azilin. Ajo e ka shkruar letren, ne cilesine e kryetares se Misionit Shenjteror "Eleonore" duke u vetequajtur Zonja e Shpirtit Eleonora Bregu. Ajo deklaron se eshte "e vetmja spiritualiste ne Toke qe zoteron Kodin spiritual per t'u lidhur me qiellin".
"Une dua t'ju terheq vemendjen, duke besuar se nuk eshte qellimi juaj, qe pa dashje te kontribuoni ne qellimin e grupit kriminal, i cili deshtoi ne tentativen per vrasje ndaj personit tim", thuhet ne fillim te deklarates se Eleonora Bregut, derguar dje ne "Koha Jone".
Duke analizuar keto raste, letra e besimtareve vlereson: "Kjo provon qe Eleonora Bregu pranon para ne emer te nje pune qe nuk e ben dhe nje ndihme qe nuk e dergon. Te gjitha keto Eleonora i ben ne emer te nje skeme mashtruese, qe ajo e quan "Lidhja e Shenjte". Dhe me tej behet thirrja: "E shihni anetare dhe besimtare, se sa paturpesisht dhe poshtersisht tallet Eleonora Bregu me besimin, sinqeritetin, perkushtimin dhe jeten e njerezve? Cdokush nga ne qe ka marre pergjigje per problemet dhe hallet e veta nga ky "Informacion i shenjte" i Eleonora Bregut eshte perdhosur, tallur, genjyer dhe vjedhur ne te njejten menyre prej kesaj pseudoshenjtoreje".
Lidhur me denoncimet e bera, per mashtrim, Bregu thote se "jam gati te sjell qindra, mijera raste ne 20 vjet te punes sime spirituale, ku besimtare dhe jo besimtare jane ndihmuar dhe orientuar per te permiresuar kualitetin e jetes se tyre". Eleonora vlereson me tej se "per kedo qe ka ndjekur deri me tani ngjarjet diskriminuese ndaj misionit tone si dhe per te gjithe besimtaret e Misionit Shenjteror "Eleonor", eshte e qarte se ky "denoncim", eshte skenari i radhes".
Duke vijuar letren e saj per "KJ", Bregu thote se "grupi i krimineleve, pasi deshtoi ne tentativen per vrasje, ka hartuar nje forme te re dhe kesaj here me te sofistikuar, kunder doktrines". "Doktrina spirituale - vijon deklarata e Bregut - ka shkuar ne dy libra dhe eshte e verifikueshme. Dhe kjo doktrine zbriti si rezultat i ekzistences se atij informacioni qe akuzohet sot. Pse duhet besuar se kjo doktrine zbriti prej andej? Sepse une isha diplomuar vetem si teknike tekstili, me pare se une te merrja kete Komunikim Hyjnor, dhe nuk kisha asnje njohuri apo kualifikim ne fusha te tjera. Dhe nese doktrina nuk zbriti nga informacioni, nga erdhi?". Ne detajet mbi misionin, Bregu thote se informacioni eshte komunikim i drejtperdrejte dhe publik. "Ai ka dhene qindra e qindra zgjidhje, qofte dhe personale, te cilat terhoqen vemendjen dhe respektin e te gjitha shtresave shoqerore ne Shqiperi dhe me gjere", pretendon ne deklaraten e saj Bregu.
Nderkohe, Eleonora ilustron dhe me dy raste qe, sipas saj, ka marre te dhena te vlefshme nga "Informacioni". "Eshte ky informacion qe ne vitin 1989 u dha njerezve lajmin e mire se do te hapen Vendet e Shenjta ne Shqiperi", thote Bregu, duke shtruar pyetjen: "Kush e dinte ne ate kohe qe do te rrezohej regjimi komunist?".
Nje tjeter rast qe evidenton Bregu eshte, sipas saj, ne vitin 1997, ne Bullgari. "Informacioni solli mesazhin: "Kosovaret te mos e nderpresin rrugen per identitet. Ajo cka do te humbni do te rigjenerohet me jetet e tyre qe do te marrin kuptim. Shen Meria do te shfaqet perseri atje. Shqiperia do t'i prese dhe ndihmoje kosovaret si jeta jeten. Zoti dhe njerezit jane dashuri se vijne po nga Ajo". Ne kete pike, Eleonora arrin ne perfundimin se "vertet Shqiperia priti kosovaret si jeta jeten dhe Zoti dha dashuri. Per me tej, Kosova fitoi pavaresine". Eleonora kembengul se "detyrat e mia themelore jane: Sjellja e Doktrines, ndertimi i Objekteve te Shenjta, Organizimi dhe strukturimi i Misionit dhe sherbimi lutjesor". Ne kete pike, ajo thekson se "verifikimi i mashtrimeve te paraqitura si raste te verteta nuk eshte atributi im dhe pse jam juriste".
Megjithate, Bregu perpiqet te jape pergjigje per "akuzen nje ndihme qe nuk e dergon", kur thote: "Proceset spirituale dhe lutjesore nuk maten me mashtrimet e pseudobesimtareve. Ne cdo kishe apo xhami, prezantimi i nje problemi nga besimtari merret me mirebesim, sepse nuk ka arsye qe te kontrollohet. Detyrat e punonjesve shpirteror eshte t'i presin, t'i orientojne me lutjet perkatese dhe te luten se bashku. Nese dikush vjen ne vendin shpirteror dhe te thote po me vdes femija, shpirteroret nuk shkojne te verifikojne faktin, por nxitojne te luten".
Sakaq, Eleonora ka dhene nje pergjigje te sajen dhe per versionin "pranon para". Ajo vlereson se "askush nuk mund te akuzoje per marrje parash per kontributet dhe donacionet vullnetare qe besimtaret japin dhe dergojne ne vendin e tyre shpirteror". Ndersa me tej, shtron pyetjen: "Nese dikush mashtron me nje problem fiktiv dhe nese ne vazhdimesi te mashtrimit ben nje donacion per ta perdorur si "dokument", me pas, verteton me fakte, ai eshte mashtruesi". Ne perfundim te letres, Eleonora i pergjigjet dhe pyetjes qe shtron vete: "Pse mendoj se i sherbehet qellimit kriminal?". Sipas saj, "sepse jane te shumte ata qe deshirojne ta kene ate truall, e ne mos truallin parate qe do te fitojne duke ia dhene ate dikujt tjeter. Megjithate, per sa kemi dale ne tregun e medias do te luftojme qe secili te zere vendin e vet".
Si erdhi reagimi i Bregut
Reagimi i Bregut erdhi pasi "Koha Jone" publikoi nje leter dhe disa fakte qe ishin investiguar ne lidhje me ate qe anetare te misionit e cilesojne mashtrim te Eleonores. Denoncimet lidheshin me disa kerkesa per ndihme drejtuar atij qe quhet "Informacion", me te cilin presupozohet se Eleonora lidhet drejtperdrejt me profete dhe deri vete Zotin, per te marre pergjigje mbi halle te qytetareve te ndryshem. Ato u bene nga nje grup personash, te cilet ne nje leter qe derguan ne "Koha Jone", dhane fakte, sipas tyre, per abuzime te "Shenjtores" me besimin e njerezve permes mashtrimit dhe perfitimit te shumave financiare te dhena ne shenje mirenjohjeje nga "hallexhinjte" per "ndihmen e dhene".
Kjo leter i eshte shperndare anetareve dhe besimtareve te misionit. Burime nga ky mision, konfirmuan dje, per "Koha Jone", faktin se kjo leter eshte marre prej tyre.
Anetaret e misionit japin me detaje dhe prova shkresore, fakte qe, sipas tyre, tregojne "mashtrimet" e Eleonores dhe perfitimin e shumave financiare. Nje nga rastet ishte ai i Genci K., ("KJ" per shkak te etikes nuk publikon identitetet e plota), anetar i misionit. Ai ka evidentuar se stimuloi nje hall, duke kerkuar ndihmen e Eleonores per lindjen e shtatzenes, nese duhej kryer normale apo me operacion. Genci K., kerkoi qe ky problem te futej ne "Informacionin e Shenjte" (ku pretendohet se misionarja lidhet me Zotin dhe profetet dhe merr pergjigje per hallet e qytetareve qe i shtrojne pyetje). Pergjigjja e dhene ishte, "te behet me operacion". Rast i ngjashem ishte me sajesen se nje burre vuante nga kanceri dhe kishte dilemen nese duhet te operohej. Dhe ne kete rast pergjigjja ishte se duhet bente operacion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›