Meta: Raporti i OSBE-ODIHR, realist dhe konstruktiv
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tanimë në postin e ministrit të Jashtëm dhe numrit dy të qeverisë, vlerësoi dje se raporti i OSBE-ODIHR-it është mjaft realist, konstruktiv duke i dhënë fund periudhës së kontestimeve të zgjedhjeve. Sipas tij, kjo e çon një hap përpara Shqipërinë drejt liberalizimit të vizave. "Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 28 qershorit është raporti më pozitiv i bërë deri më sot për zgjedhjet në vendin tonë, duke shënuar në këtë mënyrë dhe mbylljen e kapitullit problematik dhe kontestues të zgjedhjeve në vendin tonë", tha ai. Në rolin e ministrit të Jashtëm, Meta përshëndeti të gjitha organizatat që bashkërenduan për monitorimin e këtyre zgjedhjeve dhe në mënyrë të veçantë përfaqësuesen e këtij misioni, znj. Glover, duke shprehur bindjen se të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet do të përbëjnë dhe bazën e reformës së ardhshme elektorale në vend.
Kreu i LSI-së vuri në dukje se konkluzionet që këto zgjedhje ishin një progres i prekshëm, është dhe thelbi i këtij raporti, i cili përfundimisht e largon Shqipërinë nga ai pozicion problematik që ka pasur për zgjedhjet deri tani. "Me këtë rast unë besoj se të gjitha forcat politike duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme në vendin tonë të jenë zgjedhje me standarde të larta demokratike, sikurse ndodhin edhe në vendet e tjetra të Bashkimit Europian", deklaroi Meta.
Për sa i përket Kodit Zgjedhor dhe përgjegjësinë që pati opozita në hartimin e tij, Meta ia kaloi këtë peshë direkt Edi Ramës, pasi, sipas tij, ju dha e gjitha e drejta që të bënte propozimet që dëshironte PS-ja. "Natyrisht zgjedhjet nuk kanë qenë të standardeve daneze dhe ju i dini vërejtjet tona dhe në veçanti të LSI-së. Ju i dini vërejtjet tona edhe për Kodin zgjedhor, sikurse jeni të njohur me vërejtjet tona si për Partinë Socialiste dhe për Partinë Demokratike, të cilat u përpoqën të monopolizonin procesin", tha Meta. Por, shtoi ai, nuk duhet të harrojmë që të gjithë, se si asnjëherë tjetër më parë përgjatë këtyre dy dekadave edhe Kodi Zgjedhor dhe reforma elektorale iu la në dorë kryetarit të partisë më të madhe në opozitë, pra praktikisht iu la zotit Rama. Meta insistoi se për të gjitha ato mangësi dhe vërejtje që vihen re edhe në raportin e publikuar, duhet të mbahen parasysh nga Partia Socialiste, pasi është po aq bashkëpërgjegjëse sa PD-ja. Nisur nga kjo, sipas kreut të LSI-së, nuk gjen asnjë arsye serioze për të justifikuar bojkotin, përveç problemeve të brendshme. Nga ana tjetër, ai përshëndeti deklarimin e Kryeministrit Berisha që përsëri reforma e ardhshme elektorale, pra për të përmirësuar gjithçka që nuk shkoi mirë në këto zgjedhje, t‘i lihet në dorë sërish PS-së si partia e vetme sot në opozitë në Parlament. "Ndaj do të thosha që kjo është një ftesë shumë konstruktive për bashkëpunim dhe për respektim, por është dhe një mundësi për Partinë Socialiste të përmirësojë ato gabime që bëri dhe me Kodin që kushtëzoi partitë e tjera që të mos ishin pjesë e administrimit të zgjedhjeve. Për sa i takon depolitizimit të mëtejshëm të këtij procesi, natyrisht që ne jemi krejtësisht të hapur edhe për një proces administrimi zgjedhor, i cili nuk bazohet te përfaqësuesit e partive", nënvizoi Meta.