E Diel, 1 Nëntor 2026

Punesimi i studenteve Basha Do ngreme park teknologjik

Punësimi i të rinjve të sapodiplomuar dhe ofrimi i mundësive për të ushtruar profesionin  në formën e stazhit pranë bashkisë  së Tiranës do të jenë prioriteti kryesor i këtij institucioni. Këto premtime do të kthehen në realitetet u shpreh kryebashkiaku Lulzim Basha gjatë një ceremonie në diplomimin e studentëve të masterit në inxhinieri në Universitetin Politeknik.

“Gjashtë studentët më të mirë të gjashtë fakulteteve që sot marrin diplomë “master”, i pret një vend pune në Bashkinë e Tiranës. Brenda 15 dhjetorit, 20 studentët më të mirë të çdo Fakulteti I pret një vend stazhi me  një pagesë minimale prej 100 mijë lekësh (të vjetra), por me një gjatësi 3-6 muaj në Bashkinë e Tiranës. Punësimi mbetet prioriteti kryesor i Bashkisë së Tiranës, punësimi mbetet problem dhe prioriteti kryesor për mua”- tha Basha.

Një premtim tjetër i kryetarit të bashkisë ka qënë dhe ai i krijimit të një parku teknokologjik ku do të jenë të mirëpritur të gjithë studentët e teknologjisë së informacionit  për të shpalosur dijet e pse jo të krijojnë edhe sipërmarrjet  e tyre. Në ceremoninë e diplomimit të studentëve kanë marrë pjesë profesorë të njohur në Universitetin Politeknik të Tiranës, universitetet i cili pas pak ditësh do të mbushë dhe 60- vjetorin e  krijimit të tij.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›