Ligji për mbetjet, Rama: Berisha meriton shuplakë popullore
TIRANE-Kryetari i Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar ashpër sot ndaj deklaratës së kryeministri Sali Berisha për mosdekretimin që i bëri Presidenti ligjit për mbetjet.
Në një editorial me titull “Aleanca e Plehut” dhe gjeli maje plehut”, në blogun e tij personal, Rama akuzon kreun e qeverisë si një person që sulmon kundërshtarët pa etikë.
“Pavarësisht se ç’thotë Aleanca e Plehut, ne do shkojmë përpara me projektin e sjelljes së plehrave nga jashtë” tha Saliu. I quajti aleancë plehu të gjithë kundërshtarët e atij plehprojekti, edhe Presidentin e Republikës, edhe shoqërinë civile, edhe median, opozitën po e po. Cili kryeministër në cilin vend normal, demokratik, në Europë a kudoqoftë, do guxonte t’i quante kundërshtarët Aleancë e Plehut? Askush, askund. Ndërkohë që Saliu s’e ka problem të flasë për kundërshtarët siç flasin të gjithë banditët”.
Duke kujtuar shkatërrimin e pyjeve, lumenjve, prodhimet bio, tokën e bukës, tentativës për të importuar plehra, Rama në editorial shprehet se me gjithë këto shkatërrime, vetëm Berisha është i kënaqur që jeton mes plehrave.
Rama thekson se deklarata e Berishës ku se thotë ligji nuk u pranua nga reaksionarë antiglobalistë, kërkon si përgjigje një reagim popullor.
“Kur Saliu thotë se refuzimi publik për të pranuar importin e plehrave vjen nga reaksionarë antiglobalistë.... meriton si përgjigje vetëm një shuplakë të madhe popullore. Që jam i bindur se do të kërcasë kudo e fortë siç qe në 8 maj në gjithë Shqipërinë që paguan taksa, por këtë rradhë jo vetëm në çdo qytet, po edhe në çdo fshat. Sepse Shqipëria s’mund të mbajë pafundësisht në kurriz një personazh shoqërisht të rrezikshëm e njëkohësisht krejt qesharak, i cili i quan të gjithë ata që s’janë me të “Aleanca e Plehut” ndërkohë që kapardiset mu si një gjel majë plehut, mbi çatinë në rrënim të Shqipërisë së gërryer themelesh prej dhëmbëve të oborrit të tij”.
Në një mbledhjë të ditëve të fundit të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha deklaroi se qeveria është duke u marrë seriozisht me pastrimin e vendit nga mbeturinat. Berisha theksoi se ligjet e hartuara nga qeveria janë në standardet më të mira.
“Qeveria ka kohë që merret periodikisht me këtë problem dhe do merret në mënyrën më intesive dhe përcaktohen të gjitha rregullat. Ligjet tona për mjedisin janë të standardeve më të mira, le të thotë çtë dojë aleanca e plehut apo antiglobale”
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera “Aleanca e plehut dhe gjeli majë plehut”