Raporti i UN Women Progresi i grave ne bote. Topalli Mund te drejtojme shtetin

Gratë mund të drejtojnë shtetin. Ky ishte mesazhi që Jozefina Topalli i ka përcjellë gjatë prezantimit të raportit të UN Women mbi progresin e grave në botë dhe gjendjen e drejtësisë. Para femrave të politikës dhe drejtësisë, Topalli ka folur dhe për vështirësinë e politikëbërjes.
“Unë kam bindjen e thellë se nëse gratë do të ishin në krye të shumë punëve të tjera ndoshta rritja ekonomike do të ishte më e madhe. Në fund të fundit, ne që mbajmë familjen, ne që jemi shtylla e shtëpisë, ne mund të jemi shumë mirë shtylla kryesore e shoqërisë, e shtetit. Edhe jeta në politikë është shumë e tensionuar, nganjëherë je e detyruar që të marrësh fyerje, që të marrësh goditje të pamerituara. Kjo është një arsye më shumë që ne të jemi më shumë bashkë në jetën politike.
Sipas raportit gratë vazhdojnë të jenë pre e dhunës dhe pabarazisë gjiinore. UN Women i bën thirrje qeverive të vendeve që monitorojnë të shfuqizojën ligjet diskriminuese gjinore.
Elona Gjylmi