E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Regjistrimi etnik, edhe per pakicen serbeNga "Vizion Plus"Çeshtja e ekzistences se nje minoriteti serb ne Shqiperi, e ngritur si teme bisede nga ministri i Jashtem, Vuk Jeremic, ne takimin me homologun e tij, Ilir Meta, sipas ketij te fundit, d

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Meta: Regjistrimi etnik, edhe per pakicen serbeNga "Vizion Plus"

Çeshtja e ekzistences se nje minoriteti serb ne Shqiperi, e ngritur si teme bisede nga ministri i Jashtem, Vuk Jeremic, ne takimin me homologun e tij, Ilir Meta, sipas ketij te fundit, do te trajtohet dhe verifikohet pas regjistrimit te ri te popullsise. Nje deklarate e tille, e numrit dy te ekzekutivit, konfirmon edhe nje here tezat e hedhura mbi rrezikun e regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare, qe planifikon te kryeje qeveria shqiptare. "Te gjitha problemet e lidhura me minoritetet e vendeve qe me pare ishin pjese e Republikes Federative Jugosllave, do te trajtohen permes regjistrimit te popullsise. Ne mbare Ballkanin, kombet tona jane diku shumice dhe diku tjeter minoritet. E vetmja zgjidhje eshte te aplikojme te njejta standarde europiane per minoritetet." Kjo eshte pergjigja qe i ka dhene z.Meta shqetesimit te ngritur nga Jeremic, edhe sipas njoftimit zyrtar te Ministrise se te Jashtme. Ne konferncen e perbashket per shtyp, Meta ka ftuar gjithashtu serbet te vijne per te kaluar pushimet ne Shqiperi, pa patur nevoje per viza, gje qe sipas tij, eshte aplikuar edhe vitin e kaluar. Ndersa, persa i perket Kosoves, palet kane rikonfirmuar pozicionet qartesisht te kunderta, por nga ana tjeter, kane rene dakord se e ardhmja e gjithe rajonit eshte ne Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›