Romancieri Schulze në Tiranë
Krijuesi i “Adamit dhe Evelinës” vjen në Tiranë. Shkrimtari gjerman Ingo Schulze do të vizitojë Shqipërinë nga 22-24 mars me ftesë të Shoqatës kulturore gjermano-shqiptare “Robert Schëartz”. Ingo Schulze është bërë mjaft i njohur në Gjermani qysh prej debutimit të tij “33 çaste lumturie” si prozator me një numër vëllimesh me tregime dhe romane si “Simple Stories”, “Jetë të reja”, “Celular” etj. Ka marrë disa çmime të rëndësishme, në vitin 2007 edhe çmimin e Panairit të Leipzigut për vëllimin “Handy”. Romani i tij më i fundit “Adami dhe Evelina” u botua vjet në shqip nga shtëpia botuese “K&B” në përkthimin e Ardian Klosit dhe u prezantua gjatë Tetorit Gjerman. Ky libër përshkruan fatet e disa të rinjve gjermano-lindorë në verën dhe vjeshtën e vitit 1989, pak para rënies së Murit të Berlinit dhe ribashkimit të Gjermanisë. Përveç ngjarjeve politike shkrimtari merret me temën e dashurisë e të mëkatit, duke hequr këtu paralele të holla me motivin biblik të Adamit dhe Evës. Ingo Schulze do të zhvillojë në Tiranë dy lexime publike dhe diskutime në datat 22 dhe 23 mars në Teatrin e Metropolit.