Meta Rinia forca me e madhe e Shqiperise ne rrugen drejt integrimit
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta mori pjese diten e djeshme ne mbledhjen e Levizjes Rinore per Integrim zhvilluar ne qytetin e Lushnjes ku u be bilanci i punes se bere gjate ketij viti. Gjate ketij aktiviteti Meta iu uroj gjithe te rinjve te qytetit te Lushnjes gezuar festat. Ai u tha te rinjve se ndalesa ne kete qytet nuk eshte e rastesishme pasi LRI-ja e Lushnjes eshte boshti kryesor ne qarkun e Fierit. Nder te tjera ai ka vleresuar rolin e rinise ne procesin e integrimit te Shqiperise. Dega e LRI-se se Lushnjes eshte boshti kryesor ne qarkun e Fierit. Perpara na pret nje vit shume i rendesishem per shtetin shqiptar viti i 100-vjetorit te pavaresise. Jam i bindur se 2012-ta do ta gjeje Shqiperine me prane Bashkimit Evropian. Dhe ne kete proces roli juaj eshte shume i rendesishem ju jeni forca e integrimit - u shpreh Meta. Ne vazhdim drejtuesit e LRI-se nga i gjithe qarku i Fierit dhe kreu i LSI-se Meta kane realizuar nje takim pune pa pranine e mediave.