E Shtunë, 31 Tetor 2026

Subashi Depolitizimi i KQZ-se i pamundur te forcohet ligji

Nenkryetarja e KQZ-se Deshia Subashi deklaroi dje se depolitizimi i institucionit me te larte zgjedhor ne vend ne baze te rekomandimit te dhene nga Komisioni i Venecias do te jete mjaft i veshtire per tu arrire. Subashi pohoi per AS se zgjidhja per kontestimin e zgjedhjeve nuk vjen nga ndryshimi i formules se KQZ-se. Ku do te gjenden keto institucione qe do te emerojne keta te pavarur nga politika ne nje interes kaq te madh te politikes per kete ceshtje. Kush do jene persona te besueshem per vete ata te pavarur qofte dhe nga shoqeria civile. Jam pesimiste nuk besoj qe cdo zgjedhje do te sjell nje pavaresi ideale te kerkuar - tha nenkryetarja e KQZ-se. Me tej ne kete kontekst Subashi nenvizoi se nje nder zgjidhjet mbetet ajo e zbatimit te ligjit dhe ashpersimit te sanksioneve per shkelesit e tij qofshin keta dhe drejtuesit e KQZ-se. Vullneti politik duhet te zgjidhe problemin qe te leje administraten zgjedhore ti kerkoje administrates zgjedhore te zbatoje ligjin dhe te nxjerre para pergjegjesise cdo nepunes te larte te administrates zgjedhore per shkeljet e ligjit dhe kodit zgjedhor. Nuk mund te vazhdohet me kete strukture apo me kete mendesi te drejtimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve - tha ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›