E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi Partia e bashkuar forme presioni ndaj PS-se

Pas deklaratave te dhena pak kohe me pare per krijimin e nje federate te majte mes PSD-PDS dhe PSV 91 dje kryesocialdemokrati Skender Gjinushi pohoi zyrtarizimin e saj ne muajin janar. Sipas tij ky bashkim i tre partive te majta do te vije si nje forme presioni te partia me e madhe ne opozite PS-ja. Ajo behet publike me vit te ri aksion i ri bashkim i ri - u shpreh Gjinushi per AS. Per kreun e PSD-se dobesia qe po tregon PS ne drejtimin e opozites eshte nje nga faktoret kyc te grupimit te disa partive te se majtes ne federate. Vecanerisht e majta e ka paguar shtrenjte kur themi e majta jo partite e kane paguar votuesit e majte. Jane shumice dhe dalin ne kuvend pakice pikerisht nga ndarjet dhe nga shitjet qe ka bere LSI-ja. Aksioni yne eshte ne drejtim te kundert. Kthimi te termat e ribashkimit bashkimit kooperimit. E dyta vleresoj qe kjo duhet edhe per te forcuar te majten por edhe per te forcuar qendrimin opozitar pasi PS qofte per arsye drejtimi qofte edhe per arsye personale apo per presionet qe si duket bekan efekt po mban nje opozite te moderuar por qe per ne shkon deri tek nenshtrimi per ne duhet nje opozitarizem me i forte sepse nuk eshte puna se ti leshon dhe ky leshim shkon per te mire te Shqiperise - pohoi Gjinushi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›