E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore zbardhen tri ceshtjet kryesore te diskutimit ne janar

Hysi Komisioni i Reformes do te diskutoje edhe per rishikimin e perberjes se KQZ-se

Komisioni Parlamentar i Reformes Zgjedhore pergjate muajit janar te vitit te ardhshem pritet te zhvilloje nje pune intensive ku ne qender te diskutimit mes paleve do te vendosen tri ceshtje kryesore te Kodit Elektoral. Votimi e numerimi elektronik dhe mundesia e rishikimit te perberjes se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve pritet te jene ceshtjet kryesore te cilat do te diskutohen nga ky komision. Anetarja e ketij komisioni deputetja socialiste Vasilika Hysi theksoi se ne diskutimet per rishikimin e legjislacionit zgjedhor do te shqyrtohet edhe mundesia e diskutimit te perfshirjes ne Kodin e ri Elektoral te votimit dhe numerimit elektronik te votes. Me tej duke bere te njohur axhenden e komisionit deputetja socialiste pohoi se nje tjeter pike e diskutimit pritet te jete edhe ajo per KQZ-ne. Komisioni i Reformes Zgjedhore do te diskutoje edhe mbi tezen e rishikimit te perberjes se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve - u shpreh ajo. Nga ana tjeter Hysi beri dje me dije se ne janar ky komision do te nise gjithashtu edhe seancat degjimore me kreret e partive te vogla dhe shoqerine civile per Kodin e ri Elektoral. Ne muajin janar eshte menduar nje axhende e ngjeshur per te pasur seanca degjimore me te gjitha grupet e interesit - tha Hysi.

Partite e vogla

Komisioni Parlamentar i Reformes Zgjedhore do te nise ne janar seancat degjimore me kreret e partive te vogla dhe shoqerine civile per Kodin e ri Elektoral. Anetarja e ketij komisioni Vasilika Hysi deklaroi se ne fillim te vitit te ardhshem forcat politike qe nuk jane pjese e Parlamentit do te ftohen te degjohen ne Komisionin e Reformes Zgjedhore. Partite e vogla kane ofruar opsionet e tyre komentet dhe sugjerimet te cilat jane marre nga grupi teknik. Ne nuk kemi te planifikuar nje mbledhje. Ne muajin janar eshte menduar nje axhende e ngjeshur per te pasur seanca degjimore me te gjithe grupet e interesit. Partite qe nuk jane pjese e tryezes do te ftohen per te shprehur te gjitha mendimet e tyre dhe ne rast se kane amendime konkrete te neneve ato do te trajtohen nje per nje - tha Hysi. Ajo shtoi se ky komision u ka adresuar leter per te marre sugjerime edhe nga shoqeria civile e cila ka vezhguar zgjedhjet e fundit parlamentare dhe ato lokale.

KQZ-ja

Po ashtu nje tjeter pike e rendesishme e diskutimit te Komisionit Parlamentar te Reformes Zgjedhore ne muajin janar pritet te jete edhe ajo per KQZ-ne. Sipas Hysit grupi teknik eshte duke punuar per modelin e ri te administrates se KQZ-se por nga ana tjeter deputetja socialiste theksoi se ajo qe ka rendesi ne kete proces eshte vetem zbatimi i ligjeve. Komisioni i Reformes Zgjedhore do te diskutoje edhe per tezen e rishikimit te perberjes se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ne Shqiperi eshte instaluar kultura e moszbatimit te ligjit ose e gjetjes e artificave ligjore per te shmangur zbatimin e ligjit - u shpreh Hysi. Deputetja socialiste u shpreh e bindur se puna e Komisionit te Reformes Zgjedhore do te perfundoje brenda afatit te percaktuar muajit mars te vitit te ardhshem. Nje muaj me pare mazhoranca dhe opozita ne baze te marreveshjes se arritur mes tyre vendosen ngritjen e Komisionit Parlamentar te Reformes Zgjedhore. Ne baze te marreveshjes u vendos se ne komision do te merrnin pjese 5 anetare te opozites nga ku 4 te PS-se dhe nje te PBDNJ-se dhe 5 te mazhorances 2 anetare nga PD-ja dhe nga nje per LSI-ne PDIU-ne PR-ne.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›