E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti i Ri/Berisha Kopshte dhe shkolla te reja per femijet rome dhurata e qeverise per 2012-n

Kreu i qeverise se bashku me bashkeshorten e tij Liri Berisha festuan festat e fundvitit se bashku me femijet e komunitetit rom

Kryeministri Sali Berisha ka preferuar qe festat e fundvitit kete here ti kaloje me femijet rome. Kryeministri Berisha dhe bashkeshortja e tij Liri Berisha festuan paraditen e djeshme se bashku me femije te komunitetit rom festat e fundvitit. Ne nje feste krejt te vecante te organizuar ne mjediset e Kryeministrise Kryeministri dhe zonja e tij ndane me femijet kenaqesine dhe emocionin e festave permes vjershave te ndryshme te recituara nga ata numrave magjike dhe argetimeve te tjera. Kreu i qeverise dhe bashkeshortja e tij ndane disa dhurata per femijet e komunitetit rom duke iu uruar Gezuar per shume vjet Vitin e Ri Ai u premtoi femijeve rome qe vitin e ardhshem qeveria do tu krijoje kushte me te mira per shkollat dhe arsimimin e tyre. Nga kopshti ju do te shkoni ne shkolle nga shkolla ne jete duke e ndjekur shkollen gjithnje e me te sigurt. Ju garantoj se qeveria do te beje gjithcka per kushte me te mira dhe per nje te ardhme tjeter per femijet e ketij komuniteti ashtu sic e meritojne - u shpreh kreu i qeverise. Femijet e komunitetit rom shoqeroheshin ne kete takim nga presidentja e shoqates Gruaja Rome Meleqe Renja. Femijet mbeten mjaft te kenaqur nga pritja e ngrohte dhe miqesore qe u beri Kryeministri Berisha dhe bashkeshortja e tij ata shprehen falenderimet e tyre edhe per dhuratat e marra. Nga ana e saj perfaqesuesja e komunitetit rom falenderoi kreun e qeverise per vemendjen e madhe qe i ka kushtuar ketij komuniteti gjate viteve te fundit. Ajo tha se masat e marra nga qeveria per hapjen e kopshteve dhe te shkollave per edukimin e ketyre femijeve ka qene edhe dhurata me e bukur e bere ketij komuniteti pasi shkollimi do te thote dije dhe dija barazi. Ne fund te takimit kreu i qeverise u tha femijeve se ishte mjaft i lumtur qe kishte te pranishem ata si vizitore per festen e Vitit te Ri. Ju jeni vizitoret e mi me te dashur dhe me te bukur me te cilet une mbyll vitin qe po percjellim dhe festoj me ju ardhjen e Vitit te Ri. Ndaj ju falenderoj shume qe keni ardhur ketu falenderoj shume mesuesen tuaj falenderoj prinderit tuaj dhe ju uroj shume gezime shendet lumturi juve dhe familjeve tuaja. Dua tju siguroj se do perpiqemi bashkerisht me prinderit tuaj me komunitetet tuaja qe ta bejme gjithnje e me te mire jeten tuaj. Une e pershendes shume perzemersisht mesuesen tuaj znj. Meleqe qe eshte edhe nje frymezuese per kete veprimtari. Edhe nje here ju perqafoj dhe ju uroj Gezuar Vitin e Ri - perfundoi Kryeministri Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›