E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barazia gjinore Kodra Pjesemarrja e grave ne 2013-n te jete ne 30

Zv.ministrja e Punes Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta Filloreta Kodra deklaroi dje gjate pjesemarrjes se saj ne forumin me teme Reforma zgjedhore dhe zbatimi i kuotes gjinore ne Shqiperi se nje nder synimet kryesore te politikes duhet te jete rritja e numrit te grave ne zgjedhjet e 2013-s ne kuoten 30. Rritja e numrit te grave ne vendimmarrje eshte nje domosdoshmeri. Synimi yne eshte qe ne vitin 2013 pjesemarrja e grave ne parlament te jete ne kuoten e 30 - tha ajo. Ndersa deputetja e PD-se Mesila Doda theksoi ne kete forum se kjo iniciative eshte nje hap cilesor per ta bere gruan pjese te barabarte te shoqerise. Nga ana tjeter deputetja e PS-se Vasilika Hysi e vuri theksin tek ligji dhe zbatimi i tij. Pjesemarresit ne kete forum rane dakord per nenshkrimin e nje peticioni per ndryshimin e kodit zgjedhor dy shtyllat kryesore te te cilit jane permiresimi i kodit zgjedhor duke vendosur si detyrim ligjor ndaj cdo partie politike qe merr pjese ne zgjedhje kandidimin e 1 gruaje ne cdo 3 emra ne cdo liste elektorale per deputete kryetar bashkish dhe komunash anetare te keshillave bashkiake e komunale dhe anetare te KQZ-se KZAZ-se etj. Shtylla e dyte ka te beje me sanksionimin me ligj dhe detyrimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe te mos pranoje asnje liste te kandidateve ne zgjedhje te partive politike ne KQZ KZAZ qe nuk ploteson kete detyrim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›