Rama takon Thacin Bashkeqeverisje Tirane-Prishtine
Një bashkëqeverisje si një vend i vetëm, në funksion të mirëqënies ekonomike dhe sociale të shqiptarëve. Edi Rama shpjegoi vizionin e tij për Shqipërinë dhe Kosovën, gjatë vizitës së tij të parë në Prishtinë, si Kryeministër.
Vizita e parë si Kryeministër e Edi Ramës në Kosovë, nisi me një ceremoni shtetërore në Sheshin Skëndërbej të Prishtinës.
Bashkë me homologun e tij, Hashim Thaçi, parakaluan përpara trupës së nderit.
Më pas dy kryeministrat zhvilluan një takim kokë më kokë, ashtu siç bënë edhe shumë prej ministrave të dy qeverive.
Bashkëqeverisja strategjike mes dy kryeqyteteve shqiptare në rajon, ishte kryefjala e konferencës së përbashkët për shtyp. Hashim Thaçi përmendi projektin e gazsjellësit TAP dhe atë të interkonjeksionit.
“Zotim që edhe Kosova të lidhet me rrjetin Tap, rama e ka premtuar se do angazhohet. Do realizojmë lidhjen e interkonjeksionit. Kosova e ka bërë pjesën e vet. Besojmë do ta bëjë edhe Shqipëria”- deklaroi Thaçi.
Rama konfirmoi se në nëntor nisin mbledhjet e bashkëqeverisjes Tiranë-Prishtinë.
“Koha kur qëllimet e mira dhe objektivat e shkruara janë pasuar në punë të lënë përgjysëm, do ja lërë kohën kur cdo ministër do të japë llogari përpara të dy qeverive për ecurinë e projekteve. Kjo risi do të sjellë rezultate dhe do të bëjë të mundur që të dyja qeveritë ta cojnë shumë më tutje bashkëpunimin mes tyre”- u shpreh kryeministri shqiptar.
Politika e Jashtme e Tiranës do të jetë ajo e zero problemeve me fqinjët dhe e kundërvënies, shpjegoi Rama. Sipas tij, shqiptarët po jetojnë sot ditët e tyre më të mira në Ballkan.
“Sot për shqiptarët është momenti më I mirë I historisë së tyre në këtë rajon. Janë duke mbledhur përditë frytet e një mëncurie dhe vizioni dhe modeli të marrëdhënieve me të tjerët që është për t’u admiruar”- vijoi Rama.
Ndërsa Hashim Thaçi përgëzoi politikanët shqiptarë të Luginës së Preshevës për dialogun e nisur me Beogradin, duke ftuar edhe ata të Maqedonisë që të punojnë më shumë për të drejtat e tyre.
“Vetë lindershipi i shqiptarëve në Maqedoni duhet t’i marrë vetë vendimet për ta. Ne bujanoc shqiptarët kanë filluar kontaktet me beogradin, ne i mbështesim përpjekjet e tyre”- u shpreh Thaçi.
Miku i Ramës, Thaçi, theksoi gjithashtu se është mik me të gjithë politikanët e Tiranës. Debatet e brendshme politike të dy vendeve, sipas tij, janë tjetër gjë.
Rama vizitë në Kosovë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me një delegacion të lartë nga Republika e Shqipërisë viziton sot Kosovën. Ai u prit nga homologu i tij, Hashim Thaçi me një ceremoni shtetërore. Ndërsa, Kuvendi i Kosovës, me rastin e vizitës së kryeministrit Rama mbajti një seancë solemne.
Rama do të pritet edhe nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Ndërkohë, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, do të presë në një takim njoftues Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë, Arben Ahmetaj.
Ndërsa, ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku do të takohet me ministren e Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë, Klajda Gjosha, transmeton KP.
Kurse, ministri i Infrastrukturës, Femi Mujota do të takohet me ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës, të Shqipërisë, Edmon Haxhinasto.
Po ashtu, është paraparë që ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli të takohet me ministrin e Energjisë dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë, Damian Gjiknuri. E, ministrja e Arsimit dhe e Sportit e Shqipërisë , Lindita Nikolla, do të takohet me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja.
Në orët e pasdites është paraparë të takohen edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi dhe homologia e tij nga Shqipëria, Mirela Kumbaro-Furxhi