Meta: Sfida për LSI-në, procesi i integrimit
Kreu u kësaj partie, Ilir Meta tha se sfidat kryesore të partisë është rritja e rolit të saj në jetën politike të vendit, veçanërisht në qeverisje.
“Në këtë drejtim, unë jam i bindur që, në radhë të parë, sfidat tona janë vetë ato të qeverisjes, si vetë forcë bashkëqeverisje, që kanë të bëjnë më arritjen e objektivave shumë të rëndësishme kombëtare në një plan afatshkurtër, lidhur me garantimin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian, dhe në një plan afatgjatë, lidhur me marrjen e statusit kandidat dhe fillimin e negociatave për anëtarësimin tonë në BE”, tha Meta para anëtarëve të kryesisë së partisë së tij.
Ai shtoi se Progres-Raporti i fundit i Bashkimit Evropian është një referencë shumë e shëndetshme për t’u adresuar me energji të gjithë atyre shqetësimeve. Meta ka deklaruar gjithashtu, se do të bëhet analiza e zgjedhjeve të 28 qershorit në të gjitha strukturat e LSI-së në të gjithë vendin. Duke folur për zgjedhjet e pjesshme, Meta tha se LSI-ja duhet t’u ofrojë alternativë qytetarëve, duke qenë se Partia Socialiste tashmë e ka braktisur këtë proces.
“Sigurisht, është dhe përgjegjësia jonë që të mos i lëmë qytetarët në këto zona ku do zhvillohen zgjedhjet vendore, pa alternativa, pa mundësi zgjedhjeje, dhe në radhë të parë ata qytetarë, të cilët janë të majtë dhe preferojnë të votojnë për një alternativë të majtë”, tha më tej kreu i LSI-së.