Zgjedhjet e pjesshme, nesër skadon afati për regjistrimin
Deri më sot, vetëm Partia Demokratike dhe pjesërisht Lëvizja Socialiste për Integrim i kanë dorëzuar propozimet për anëtarët e KZAZ-ve, ndërsa Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut nuk kanë paraqitur ende emrat në respektim të ligjit. Sipas Kodit Zgjedhor këto katër subjekte janë të detyruara të propozojnë komisionerë.
PS, sipas vendimit të marrë më 17 tetor në Asamblenë Kombëtare, ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 15 nëntorit, duke mos propozuar emra për anëtarë të KZAZ-ve, ndërsa PBDNJ ka vendosur të jetë pjesë e këtij procesi zgjedhor që do mbahet në pesë njësi vendore, ndonëse është parti e opozitës.
Kodi Zgjedhor, në nenin 29 të tij, përcakton ndërhyrjen e KQZ-së për zgjidhjen e situatës. "Në rast se subjektet me të drejtë propozimi nuk propozojnë kandidaturë në KQZ, kjo e drejtë u kalon partive politike të të njëjtit grupim, që vijnë pas tyre në Kuvend për nga numri i vendeve të fituara në parlament në zgjedhjet pararendëse. Nëse edhe këto parti nuk propozojnë anëtarë, KQZ-ja emëron kryesisht anëtarët e KZAZ-së deri në plotësimin e numrit të nevojshëm të anëtarëve për vendimmarrje", thuhet në këtë nen.
Sipas Kodit Zgjedhor, KZAZ përbëhet nga 7 anëtarë dhe sekretari, të cilët emërohen nga KQZ-ja sipas kësaj procedure: dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare. Në rast se nuk arrihet baraspeshimi politik sipas kësaj shkronje, grupi përkatës kompensohet me kandidaturat e partisë kryesore deri në baraspeshimin politik shumicë-opozitë.
Për zgjedhjet e pjesshme të 15 nëntorit janë regjistruar tre parti politike: Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar. Ndërkohë, që PS në opozitë nuk do të hyjë në zgjedhje.