E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Shkëmbimi i territoreve, rrezik për paqen

Tiranë Zv/kryeministri: Mbështesim integritetin territorial të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar se "idetë për ndarje të Kosovës apo shkëmbim territoresh përbëjnë një rrezik serioz për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, jo vetëm në Kosovë, por në tërë rajonin tonë e më gjerë". I lutur nga ATSH-ja të komentojë lidhur me aktivizimin e idesë për ndarje të Kosovës, apo shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, Meta ka rikonfirmuar se "Shqipëria mbështet fuqishëm shtetin e pavarur e sovran të Kosovës dhe integritetin e tij territorial", duke shtuar se "statusi i Kosovës dhe kufijtë e saj janë çështje të mbyllura përfundimisht dhe të pakthyeshme". "Shpreh bindjen se rruga për realizimin e aspiratës sonë të përbashkët europiane dhe euroatlantike kalon vetëm përmes respektimit të plotë të kufijve ekzistues, tërësisë territoriale të njëri-tjetrit, si dhe përmes forcimit të bashkëpunimit rajonal", është shprehur shefi i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›