Meta: “Shqipëria ka nevojë për një lidership të ri”
Autori i Lajmit: red.
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim është pritur dje me entuziazëm nga qytetarët korçarë, të cilët kanë shprehur mbështetjen për gjithë kandidatët e LSI-së për qarkun e Korçës, të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili. Gjatë fjalës së tij, Meta theksoi se dy janë shtyllat e programit të LSI-së: punësimi dhe dinjiteti i qytetarëve. “Unë jam sot në Korçë për t ju thënë të gjithë fermerëve se Ilir Meta dhe Qeveria jonë nuk do të lejojë që prodhimet e tyre të kalben, se Ilir Meta dhe LSI kanë një plan konkret për të shpëtuar bujqësinë e për ta kthyer në faktor të rëndësishëm për rritjen ekonomike të vendit. Ne kemi një plan të qartë për të hapur 100 mijë vende të qëndrueshme pune në katër vitet e ardhshme”, - tha Meta, duke shtuar se LSI ka një program të qartë për të ofruar të paktën një vend pune për çdo familje të varfër në qarkun e Korçës dhe në të gjithë Shqipërinë. Sipas tij, edhe Sali Berisha pas shpalljes së programit të LSI-së për hapjen e 100 mijë vendeve të reja pune, bëri dy premtime të ndryshme pa u menduar fare dhe deklaroi se do të hapte 300 mijë vende pune dhe në Konventën e fundit të PD-së, premtoi 160 mijë vende. “Ju e dini se ai nuk është ekonomist, por ai, me sa duket, nuk është më as doktor. Ndaj LSI ka një plan konkret për të nxjerrë dhe shëndetësinë nga kriza. Në fund të fjalës së tij, Meta u kërkoi qytetarëve korçarë që të votojnë kundër të papërgjegjshmëve, pasi Shqipëria në këto momente krize ekonomike ka nevojë për një lidership të ri për të shpëtuar bujqësinë, shëndetësinë, ekonominë dhe arsimin”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 30/05/2009