E Diel, 1 Nëntor 2026

“Unë Kryeministër për t i dhënë fund politikës së vjetër”

Autori i Lajmit: Suela Topi
Rama në Lushnjë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka ndaluar dje në Lushnjë për të prezantuar programin e ri qeverisës. Në një takim me lushnjarët ai theksoi se vetëm duke shembur muret e politikës së vjetër mund të arrihet ndryshimi. Rama ka theksuar se kjo bindje dhe nevojë për ndryshim, e cila është forcuar edhe më tepër gjatë takimeve të tij nëpër Shqipëri e ka çuar përtej së majtës dhe së djathtës. Por ky ndryshim pohoi më tej Rama, nuk mund të ndodhë nëse vazhdon nënshtrimi ndaj lojës së vjetër të akuzave, mllefit e fyerjeve. Sipas tij, politika e re e ndryshimit nuk duhet t i përgjigjet baltës me baltë dhe mllefit me mllef, në mënyrë që të mos mbetet peng në një lojë që prej 18 vjetësh e luajnë vetëm politikanët, por që e paguajnë qytetarët.
Takimi
“Më lejoni që t ju përulem me mirënjohje të gjithëve, ju që jeni këtu dhe të gjitha atyre mijëra e mijëra lushnjarëve e lushnjareve, në të gjithë rrethin tuaj, që gjatë këtyre viteve të rrugëtimit tim në Shqipëri, për të dëgjuar e mësuar, më hapën derën e më dhanë mundësinë të njoh nga shumë afër Shqipërinë që nuk duket nga kutia e televizionit, Shqipërinë që nuk mund të njihet dhe kuptohet, po nuk e pe në sy, po nuk i ndjeve pulsin, dhimbjet e vuajtjet, po nuk i kuptove hallet dhe shqetësimet, po nuk i lexove dëshirat dhe ëndrrat”, - tha Rama dje. Sipas tij, udhëtimi në Shqipërinë e njerëzve të zakonshëm, në Shqipërinë e atyre që prej 18 vjetësh humbasin edhe kur fitojnë partitë e tyre, i ka mësuar shumë gjëra, por mbi të gjitha i ka rrënjosur bindjen se ndryshimi që kërkojnë shqiptarët, ndryshimi që i duhet Shqipërisë nuk mund të ndodhë pa ndryshuar politikën dhe kjo bindje dhe nevojë e kudondodhur për ndryshim, e ka shtyrë në rrugën e politikës së re. ”Ndryshimi që ju kërkoni, nuk mund të ndodhë pa shembur muret që politika e vjetër e mërive dhe hasmërive ka ngritur mes jush, mes shqiptarëve e shqiptareve në gjithë Shqipërinë, duke ju dhënë përditë arsye për t u ndarë e për t u ngritur me njëri-tjetrin, si të majtë e si të djathtë, pa mundur t i japë zgjidhje për probleme që po njësoj i vuani të gjithë bashkë, qofshi të majtë dhe qofshi të djathtë”, - tha ai. Rama shtoi se “kjo bindje dhe nevojë jetike për ndryshim, më ka çuar përtej së majtës dhe së djathtës, ndryshimi që ju kërkoni, ndryshimi që ju duhet shqiptarëve e shqiptareve, qytetarëve e qytetareve të këtij vendi, që mezi nxjerrin muajin, nuk mund të ndodhë pa gjetur arsyen dhe forcën për të mos iu nënshtruar rregullave të lojës së vjetër të akuzave, shpifjeve dhe fyerjeve, për të mos u përgjigjur baltës me baltë, dhe mllefit me mllef, për të mos e lënë veten peng në një lojë që prej 18 vjetësh e luajnë vetëm politikanët, por që e paguani vetëm ju, qytetarët”. “Kjo bindje dhe nevojë historike për ndryshim më ka sjellë edhe këtu, për t ju thënë se dua të bëhem Kryeministri i Shqipërisë, që loja e vjetër të mbarojë, që balta e politikës së vjetër të shterojë dhe që një politikë e re, juaja, me ju, dhe për ju, të ndryshojë më në fund qeverisjen e vendit dhe jetën tuaj”, - përfundoi Rama fjalën e tij gjatë takimit me lushnjarët.
Ky lajm është publikuar: 30/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›