Një gazetare për Parlamentin
Autori i Lajmit: red.
Nuk ka rëndësi nëse do të fitojë apo jo, pasi emri i Gerta Gixharit do të mbahet mend mirë në historinë e gazetarisë për guximin e saj në politikë. Vetëm 29 vjeç, nëna e një djali 3-vjeçar, ajo është rreshtuar në listën e kandidatëve të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar për zgjedhjet e 28 Qershorit. Gerta Gixhari është gazetarja e vetme femër që garon në politikë në gjithë këto vite. Teksa merrte pjesë dje në forumin “Promovimi i kandidateve gra për deputete në zgjedhjet e ardhshme”, ajo ka nxituar t u tregojë rivaleve të saj kandidate se ka një armë të fortë për të fituar: eksperiencën e saj si gazetare politike për disa vite. Si e tillë, Gerta thotë se “në rolin e gazetares ke mundësi të raportosh tek publiku çështje të ndryshme që cenojnë qytetarët, por e ke të pamundur t u japësh zgjidhje. Atëherë, këtu hyn politika, e cila me anë të ligjeve kryen rregullatorin ndërmjet shtetit dhe individit”. Ky është vetëm fillimi i guximshëm i Gerta Gixharit, ndiqni vazhdimin në intervistën e mëposhtme për gazetën “Ballkan”…
Gerta, ju njohim si gazetare televizioni prej disa vitesh, ndërsa tashmë kemi parë emrin tuaj si kandidate për deputete në listën e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Pse ky kapërcim ?
Të mbarosh fakultetin për gazetari dhe ta ushtrosh këtë profesion je e lidhur automatikisht me politikën. Çdo fushë që të prekësh pas saj fshihet gjithnjë politika. Duke u përballur me komunitetin, në eksperiencën time si gazetare kam vënë re se shumë çështje çalojnë pikërisht për shkak të politikës. Në rolin e gazetares ke mundësi të raportosh tek publiku çështje të ndryshme që cenojnë qytetarët shqiptarë, por e ke të pamundur t u japësh zgjidhje. Atëherë, këtu hyn politika, e cila me anë të ligjeve kryen rregullatorin ndërmjet shtetit dhe individit. Mendoj se kontributi im do të jetë shumë i vlefshëm në funksion të qytetarëve. Unë jam natyrë patriotike dhe më vjen vërtet keq kur shikoj një Shqipëri që nuk bën dot përpara për hir të personalizimit të pushtetit.
E shihni si ndihmë profesionin e gazetares për të bërë politikë?
Në profesionin tim kam qenë e profilizuar si gazetare politike dhe politikën e deritanishme, ose të 8-9 viteve të fundit e kam prekur nga afër. Kam ndjekur gjithnjë seancat e Parlamentit dhe kam parë se si janë ndërtuar ligjet në komisione dhe si janë votuar në Kuvend. Kam parë se si ligjet kalojnë në mënyrë të “detyrueshme”, pa pëlqimin e opozitës për shkak të vendimeve partiake. Kam parë vulgaritetin e të bërit opozitë, qoftë kur kjo, është e majtë apo e djathtë. Pa hyrë në shumë detaje, mendoj se jam e përgatitur të përballem me këtë situatë të të bërit politikë. Patjetër që është e vështirë, pasi i kam parë gjërat në rolin e spektatorit, përballë skenës ku luajnë aktorët politikë, por jam shumë e vetëdijshme se kjo përgjegjësi do të shërbejë sado pak për një politikë më të pastër dhe më të drejtë.
Atëherë, duke qenë se e keni ndjekur nga afër politikën, e keni parë dhe dëgjuar më së miri edhe sherret e sharjet. A jeni e gatshme për t u përballur me vulgaritetin e meshkujve në Parlament?
Krenaria dhe egoja mashkullore për të zotëruar krejt pushtetin po bie çdo vit e më shumë. Rritja e kuotës së përfaqësimit të grave për këtë legjislaturë tregon një shenjë pozitive, ku gruaja mund të tregojë vlerat e saj si pjesë e vendimmarrjes. 30% është akoma një shifër e ulët për përfaqësimin e grave dhe akoma më pak do të mund të hyjnë në Parlament, sepse renditja që kanë bërë subjektet politike, i kanë listuar ato në fund. Edhe në këtë rast, përsëri gruaja është përdorur thjesht për të përmbushur detyrimin ligjor dhe jo për t u aktivizuar realisht në politikë. Megjithatë ai numër femrash që do të hyjë në Parlament do të ndikojë në zbutjen e vulgaritetit të burrave. Çështja është se këto gra nuk duhet të bëhen si burra, por të ruajnë finesën në mënyrë që të balancohet niveli i ashpërsisë.
Çfarë është politika për ju, larg përkufizimit klasik?
Politika është një sëmundje që duhet kuruar.
Politikën e shikoni si një profesion të dytë, pasion apo investim për të ardhmen?
Të merresh me politikë duhet të kesh dëshirë dhe pasion për të investuar për të ardhmen e vendit, por 18 vjeç kur merr drejtimin e jetës nuk ka shkollë që ta fitosh si profesion të parë.
Je futur tashmë në politikë nga shoqëria civile. Ka dhe të tjerë që kështu janë deklaruar në fillim, por gjatë karrierës kalojnë deri në servilizëm të lidershipit, duke harruar origjinën . Ju si e poziciononi veten?
Kjo është e vërtetë dhe kemi parë deri tani shembuj të tillë. Në LZHK kjo gjë nuk ekziston, pasi kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, është një figurë shumë e pëlqyeshme pikërisht për thjeshtësinë e tij. Të drejtat e shoqërisë civile do t i mbroj me shumë përgjegjësi, pasi ky ishte dhe misioni im që më bëri të pranoj ftesën si kandidate në Tiranë.
Jeni gazetarja e vetme femër që merrni pjesë si kandidate në zgjedhjet parlamentare. A mund t ju cilësojmë si delja e zezë ?
Më vjen mirë që ky hap u ndërmor e para nga unë dhe shpresoj që të bëhem shembull për më tej. Askush më mirë sesa një gazetar nuk është i lidhur me politikën. Është ndërmjetësi kryesor që përball popullin me pushtetarët.
Çfarë mund t i japë elektoratit Gerta 29- vjeçare më tepër se sa një politikan në moshë (50-60 vjeç) dhe me përvojë?
Të dyja këto mosha janë të dobishme. Unë i shikoj të ndërthurura së bashku, pasi për shkak të ndryshimit të moshës ka edhe përplasje idesh, që në fund të nxjerrin një rezultat të vlefshëm. Një 50-60 vjeçar ka arritur kulmin e pjekurisë dhe eksperienca e gjatë e jetës sjell avantazhin përballë një të riu, që nuk e ka. Ndërsa, nga ana tjetër, të rinjtë kanë më shumë motiv për jetën, sepse kanë më shumë kohë për të jetuar. Energjia, vitaliteti apo idetë bashkëkohore të të rinjve janë mjaft kontribuese për përmirësimin e jetës për një ardhme më të sigurt dhe pa strese. Një kandidat i ri në politikë shihet shpesh herë me sy pozitiv, pasi ka një figurë më të pastër dhe rrjedhimisht, është më i besueshëm përballë elektoratit.
Femra cilësohet gjithnjë si qenie e brishtë, ndërkohë që realiteti shqiptar është i ashpër…
Brishtësia e një femre nuk e pengon atë që të jetë më gjykuese në analizat e çështjeve. Gruaja ka të gjitha kapacitetet për të hyrë edhe në analizat politike, përderisa është gruaja katalizatori kryesor i familjes. Një familje nuk bën dot pa prezencën e një gruaje në shtëpi, kështu që edhe politika e ka të domosdoshme prezencën e saj. Gruaja bën analiza më të thella se sa një mashkull për nga vetë karakteri që e ka krijuar natyra, pasi dinakëria e një femre shihet shpesh herë edhe në sensin pozitiv. Sipas një sondazhi amerikan, pjesa ballore e trurit që është pjesa e mendimit dhe arsyetimit, zë një sipërfaqe më të madhe tek femrat, krahasuar me të njëjtën pjesë të trurit të mashkullit. Kështu që mendoj se politika do të jetë akoma më e suksesshme nëse bëhet pjesë e saj.
Zakonisht tentohet hyrja në politikë nëpërmjet partive të mëdha, ju keni zgjedhur LZHK. Çfarë mendoni se u jep kjo parti femrave, më shumë se sa PD apo PS, apo ndonjë forcë tjetër politike?
Tek Lëvizja për Zhvillim Kombëtar unë mora detyrën time të parë dhe aktuale, u ngarkova si zëdhënëse, pra marrëdhënia me median. Pas një periudhe kohe në këtë pozicion, stafi pa angazhimin tim spontan edhe në ato çështje që u përkisnin politikave të brendshme të partisë. Unë personalisht jam ndjerë dhe ndihem shumë mirë aty, pasi respektohet mendimi dhe gjithashtu vlerësohet. LZHK është një forcë politike ku ekziston me të vërtetë demokracia e brendshme dhe unë e pranova me kënaqësi ftesën për të kontribuar në emër të këtij subjekti. Ndryshe nga partitë e mëdha, ku bëhesh pre e vendimeve apo lobingjeve të ndryshme pa dëshirë, këtu kjo gjë nuk ekziston. Kjo është edhe arsyeja që unë pranoj të kandidoj për LZHK.
Ndërsa, në aspektin se çfarë u jep LZHK–ja femrave, do të thosha: U jep hapësirën dhe mundësinë që femra të jetë pjesë e vendimmarrjes. LZHK e tregoi më mirë se asnjë parti tjetër politike që në hapin e parë listën e kandidatëve. Në të gjitha qarqet, jo vetëm që kemi respektuar ligjin, por edhe e kemi tejkaluar kuotën e përcaktuar. Për qarkun e Tiranës, LZHK-ja e ka dërguar listën në KQZ me përfshirjen e 40% të emrave të grave. Po ashtu, edhe në qarqet e tjera të vendit gruaja është respektuar në vende dinjitoze të listës dhe nuk janë vendosur sa për numër.
Një fakt tjetër është edhe programi elektoral, ku politikave sociale u është kushtuar shumë vëmendje, pasi gruaja ka peshën më të madhe për përballimin e jetës, qoftë nga ana ekonomike apo sociale.
Ju jeni edhe nëna e një djali 3-vjeçar. Mendon se mund të përballosh një fushatë intensive, ndërkohë që jeni nënë e re?
Është hera e parë që unë kam një shkëputje të gjatë kohore (gjatë ditës) nga djali im dhe familja ime. Në fakt jam e larguar pak nga familja këto kohë, por e kam marrë miratimin e tyre që unë të hyja në këtë rrugë dhe më mirëkuptojnë. Në këtë fushatë nuk do doja që im bir të ndiente mungesën time, por ky mund të quhet investim për të, pasi do të shërbejë në të mirë të jetës së tij, që e ardhmja e tij të jetë më e garantuar. Te familja ime ka një bashkëpunim shumë të mirë, i cili ka ekzistuar edhe para se unë të hyja në politikë. Ndaj, largimi im me orë të zgjatura nuk do të ishte goditje e madhe, pasi djali im është shumë i lidhur me të atin dhe nevojat apo shërbimet që i duhen bërë, i serviren mjaft mirë nga babai i tij. Ndërsa, për sa i përket intensitetit politik, mendoj se ka të bëjë më shumë në shpenzimin e energjive intelektuale, sesa fizike.
Në momentin që femrat hyjnë në politikë ndryshojnë look-un, veshjen, etj. A mendoni se e bëjnë për imazh apo për konkurrencë ndaj njëra-tjetrës?
Me apo pa dëshirë duhet ta ndryshosh look-un. Pozicioni që merr është serioz dhe me përgjegjësi. Kështu që, edhe veshjet duhet të jenë të tilla. Mua më pëlqen veshja sportive apo tendeca e re, por me këtë detyrë që kam marrë përsipër, më duhet të ndryshoj. Pra, të dal nga vetja. Megjithatë nuk jam e idesë së veshjes patjetër prej klasikeje të rëndë, ku në çdo takim duhen kostume. Mjafton të vishesh me shije, me seriozitet, me feminilitet dhe përsëri mbetesh e pëlqyer. Ka shumë politikane që look-ut nuk i kushtojnë rëndësi dhe meqenëse numri aktual i femrave është i vogël, mendoj se konkurrenca mund të jetë me vetveten për gjithsecilën.
Ky lajm është publikuar: 30/05/2009