Përfundon Rrëshën-Kalimash, Berisha dhe Thaçi bashkojnë dy shtetet
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Ceremonia
Vetëm dy ditë e ndajnë bashkimin natyral të kombit shqiptar, i cili tashmë do të ketë lidhjen më të shkurtër nëpërmjet aortës kombëtare Durrës-Kukës. Rruga Durrës-Kukës-Morinë, e cila është cilësuar si rruga e kombit dhe që do të përfundojë totalisht më 27 qershor, një ditë përpara zgjedhjeve, do të përfundojë ditën e diel aksin më të madh të saj dhe bashkimin e dy anëve të tunelit më të madh të aksit Rrëshen-Kalimash, një ngjarje historike që do të përcillet me jehonë si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë, pasi qeveria shqiptare ka organizuar një ceremoni solemne ku do të marrin pjesë mazhoranca, opozita, pjesëtarë të rezidencave diplomatike në Shqipëri, adimistratorë të firmave që ndërtuan këtë segment si dhe politikanë të shumtë. Burime konfidenciale brenda Këshillit të Ministrave bëjnë të ditur se axhenda e ceremonisë së ditës së diel do të jetë shumë e ngjeshur dhe me personalitete të shumtë. Siç bëhet e ditur, ceremonia e përurimit të bashkimit të dy tuneleve do të zhvillohet në orën 12.00 të mesditës dhe shiriti do të pritet nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, dhe ai i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Në ceremoninë e këtij përurimi nuk do të jenë dy Presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës, pasi siç mësohet ata do të presin shiritin e përurimit të përfundimit të plotë të autostradës Durrës-Kukës-Morinë. Pjesëtarë të tjerë do të jenë dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministri i Jashtëm Lulëzim Basha, ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionitm Sokol Olldashi, si dhe disa nga ministrat më të rëndësishëm të kabinetit Berisha. Prezent do të jenë dhe disa prej krerëve të partive aleate të koalicionit mazhoritar, si: Fatmir Mediu, Lufter Xhuveli, Ekrem Spahia, Arjan Starova etj. Sipas të njëjtave burime, qeveria i ka bërë ftesë dhe ka vendosur në dispozicion automjete edhe për politikanët e krahut kundërshtar ata të opozitës, por që, sipas tyre, asgjë nuk është konfirmuar nga PS-ja akoma, përveç dëshirës së shprehur në media të kreut të LSI-së, Ilir Meta, i cili ka deklaruar se do të jetë në këtë ceremoni. Socialistët, sipas burimeve qeveritare, mund të përfaqësohen me kryetaren e Grupit Parlamentar, Valentina Leskaj, si dhe kreun e PDS-së, Paskal Milo. Punimet ndodhen në një nga pikat kulminante dhe po ecin me ritme të shpejta në të gjithë segmentet e rrugës Durrës-Kukës.
Ceremonia, bashkimi i tuneleve
Tuneli 5,6 kilometra i gjatë, i ndërtuar në një terren të vështirë malor në verilindje të vendit dhe me shpejtësinë më të madhe, tashmë është në metrat e fundit. Burimet zyrtare të kompanisë "Bektel-Enka", bëjnë të ditur se kjo e fundit po merr masat për festën që do të organizohet, pranë tunelit, ku pritet të jenë të pranishëm dhe autoritetet më të larta të shtetit. Jo pak njerëz ishin skeptikë para dy vitesh nëse do të arrihej të ndërtoheshin për dy vjet 2 tunelet më të mëdhenj në Ballkan, secili me gjatësi 5,6 kilometra, me lartësi 10 metra dhe gjerësi 13 metra. Gjithçka nisi dy vjet më parë, në 25 maj 2007, rreth orës 16, kur u krye plasja e parë që shënoi fillimin e punimeve për ndërtimin e tunelit pas një pune përgatitore nisur me kohë. Çdo plasje e realizuar bënte të avancohej rreth 1,5 metra, por edhe kjo varej nga fortësia e gurit. Gjatë 2 viteve të fundit, "Bektel-Enka" në dy sektorët e saj punësoi rreth 3400 punonjës, shumica shqiptarë. Në funksion të vazhdimit normal të punës u vunë mbi 1300 mjete të llojeve të ndryshme. Autostrada Durrës-Kukës, një projekt i qeverisë shqiptare, është vepra më e madhe inxhinierike në Shqipëri. Një vit më parë, gjatë inspektimit të punimeve në këto tunele, kryeministri Sali Berisha u shpreh se "mendimi i parë që të vjen në mendje është se malet nuk ndajnë më kombin, nuk i ndajnë më shqiptarët. Udhëtimi tek tunelet të rikujton legjendat e shkrirjes së maleve, pasi këto janë punime të përmasave gjigante, të cilat kanë bërë që aorta e shqiptarëve të mbartë një famë në mbarë Evropën, si kryevepër e njeriut". Kreu i qeverisë e konsideroi këtë rrugë si "mrekullinë më të madhe shqiptare të kohërave në fushën e ndërtimit".
Data 27 qershor, përfundimi i plotë i Durrës-Kukës
Një ditë para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, qeveria do të presë shiritin e përurimit të rrugës Durrës-Kukës. Lajmin e ka dhënë vetë ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, duke saktësuar se kjo rrugë do të përfundojë në datën 27 qershor. Gjatë një vizite në stendat e vendosura pranë godinës së Kuvendit të Shqipërisë me foto nga punimet në rrugën Durrës-Kukës, të cilat po kryhen nga kompania Bechtel Enka , kreu i Transporteve, duke e konsideruar këtë stendë si një "shkollë inxhinierie", ftoi edhe opozitën të vizitojë këtë rrugë. Stenda, e cila përmban foto të punimeve të rrugës Durrës-Kukës, është vendosur nga shoqëria civile, në bashkëpunim me pedagogë të Universitetit të Tiranës. Ndërkohë, përgjatë një javë kjo ekspozitë do të lëvizë edhe në qytete të tjera të vendit, për t u bërë të njohur të gjithë qytetarëve jo vetëm punimet në rrugë. Ndërtimi i rrugës, cilësuar nga qeveria si rruga patriotike, ka shkaktuar debate të shumta për shkak të kostos së lartë.
Ky lajm është publikuar: 30/05/2009