E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Shqiperia ne NATO, pergjegjesi per zgjedhjet

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrimi, Ilir Meta pershendeti dje anetaresimin e Shqiperise ne NATO. "Shqiperia ne NATO eshte nje pergjegjesi e madhe per politiken shqiptare, per qeverine por edhe per opoziten per te realizuar zgjedhje te ndershme dhe te lira, si dhe per te zgjidhur ceshtjen e kartave te identitetit ne menyre qe te gjithe shqiptaret te kene mundesine per te votuar dhe per te shprehur vullnetin e tyre", deklaroi ai. Sipas tij, Shqiperia ne NATO eshte nje lajm i lumtur per te gjithe shqiptaret, dhe populli yne e meriton kete vleresim te Aleances dhe te SHBA-se ne radhe te pare. Meta beri apel qe, Shqiperia ne NATO eshte nje pergjegjesi shume e madhe per politiken shqiptare, qe ta ktheje kete mesazh sigurie dhe lirie per kombin tone ne nje avantazh per mireqenien dhe per punesimin e shqiptareve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›