E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahia: Shqiperia ne NATO, enderr historike

Kryetari i Partise Levizja e Legalitetit, Ekrem Spahia e cilesoi dje hyrjen e Shqiperise ne NATO, si realizimin e nje endrre historike. Gjate aktivitetit me rastin e 70-vjetorit te ditelindjes se Mbretit Leka I, ne mjediset e Hotel "Tirana", Spahia pasi i uroi 70-vjetorin Mbretit Leka I, tha se, "anetaresimi eshte nje dite e shenuar, sepse Shqiperia u be anetare me te drejta te plota ne NATO, duke u realizuar nje enderr historike e shqiptareve". Sipas tij, NATO nuk eshte thjesht nje Aleance ushtarake, por edhe nje Aleance politike, e gjithanshme qe do t'i hape rrugen Shqiperise ne proceset e integrimit edhe ne BE. "Nje merite te vecante per anetaresimin e Shqiperise ne NATO, ka mazhoranca e sotme dhe ne kemi bindjen e plote, qe kjo mazhorance do te fitoje edhe mandatin tjeter per ta anetaresuar Shqiperine edhe ne BE", theksoi kreu i PLL.

Festa

Kryeministri: Pas anetaresimit ne NATO, Shqiperia do te zhvilloje zgjedhje te lira dhe do te ece e sigurt drejt integrimit te plote


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›