Parlamentari çek: “Bojkoti i opozitës po dëmton Shqipërinë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri Sali Berisha priti dje në takim delegacionin e Komisionit për Çështjet me Bashkimin Evropian, të senatit çek, të kryesuar nga kryetari i Komisionit, Ludek Sefzig dhe nënkryetari i tij, Alexandër Vondra. Senatorët çekë i shprehën kryeministrit Berisha gatishmërinë e tyre për ti ofruar qeverisë shqiptare çdo lloj ndihme dhe mbështetjeje që ajo do të ketë nevojë, si në hapat e mëtejshëm të procesit të integrimit në BE, ashtu edhe në konsolidimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, në të gjitha fushat. Me tej, në takim u diskutua edhe mbi situatën paszgjedhore dhe vendimin e drejtuesit të opozitës për të bojkotuar Parlamentin e Shqipërisë. Senatorët çekë vlerësuan qëndrimin e hapur dhe transparent të qeverisë dhe të kryeministrit Berisha, për sa i përket kësaj çështjeje. Parlamentarët çekë theksuan se kërkesat që bien ndesh me parimet themelore kushtetuese, siç është mosndërhyrja dhe mosndryshimi nga politika, i vendimeve të gjyqësorit, janë të rrezikshme, pasi mund të shkatërrojnë shtyllat themelore të demokracisë së një vendi. “Kemi ardhur në Tiranë pasi jemi tërësisht të bindur, nga të gjitha raportet ndërkombëtare, për legjitimitetin e plotë të kësaj qeverie dhe vlerësojmë maksimalisht qëndrimin e kryeministrit Berisha dhe qeverisë së tij, si dhe përpjekjet e tyre që në parlament të përfaqësohen të gjithë shqiptarët, edhe ata që votuan opozitën. Ata që vazhdojnë të sugjerojnë këtë bojkot, nuk e kanë idenë sesa i thellë është dëmi dhe impakti që kjo i shkakton Shqipërisë dhe imazhit të saj, në veçanti, në kuadër të procesit të përafrimit me Bashkimin Evropian”, - u shpreh kryetari i Komisionit të senatit çek, Ludek Sefzig. Për sa i përket bojkotit të opozitës, Vondra theksoi se “Ne besojmë se ky qëndrim bojkotues po i sjell një dëm të madh procesit të përafrimit të Shqipërisë në BE, prandaj është e rëndësishme që nxitësit e këtij bojkoti të kuptojnë që në këtë situatë, këto metoda të luftës së brendshme politike në vend, sjellin një impakt shumë negativ në marrëdhëniet e Shqipërisë me partnerët ndërkombëtarë”.
Ky lajm është publikuar: 27/11/2009