Veliaj, takime me familjet e varfra
Erion Veliaj dhe aktivistë të G99 në Kukës u takuan dje me disa familje që jetojnë në kushte tejet të mjerueshme në godinën e ish-Drejtorisë së Përgjithshme Pyjore të qytetit të Kukësit. Godina ku këto familje banojnë ndodhet sot në kushte shumë të vështira. Uji i shiut hyn brenda apartamenteve të sajuara, ndërkohë që pjesë të ndryshme të çatisë mund të bien nga momenti në moment duke e bërë të rrezikshme qëndrimin në atë godinë. "Me kaq pak lekë më duhet të ushqej gjithë familjen, ndaj sinqerisht unë nuk kam mundësi fare që të paguaj për kartat e identitetit", tha e ëma e dy fëmijëve të vegjël. "Kjo është Shqipëria e njerëzve më pak të privilegjuar", tha Veliaj, "ndërsa Shqipëria tjetër është Shqipëria e fëmijëve të Fahri Balliut e të Sali Berishës, të cilët mund të jenë milionerë që në moshën 20 vjeçare, falë pushtetit korruptiv të prindërve të tyre".