E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Situata në Shkodër do të normalizohet shumë shpejt

Në një komunikim me mediat, Meta tha se situata do të kthehet në normalitet në një periudhë sa më të shkurtër.“Nuk është një vlerësim thjesht yni, që ky fenomen që ka ndodhur përgjatë kësaj periudhe në Shqipërinë e Veriut, pra i një intensiteti të jashtëzakonshëm të reshjeve të shiut dhe të dëborës dhe i kombinuar në një kohë shumë të shkurtër me kalimin nga temperatura të ftohta në temperatura shumë të ngrohta, që kanë sjellë një shkrirje të shpejtë të dëborës të grumbulluar në këtë hapësirë është një fenomen që ndodh një herë në 100 vjet”, u shpreh Meta.  Kreu i LSI-së tha se “akuzat e z. Rama ndaj ministrit të Ekonomisë dhe të Energjisë z. Prifti, të jeni të sigurt ju se edhe sikur të mos ishte fare në qeveri z. Prifti, ata prapë do kërkonin largimin e z. Prifti.” Numri dy i qeverisë ka vlerësuar punën e bërë gjer më tani, ndërsa ka falenderuar të gjitha autoritetet përkatëse për kontributin e tyre si dhe qytetarët.  Për sa i përket liberalizimit të vizave, Meta siguroi se brenda këtij vit, Shqipëria i plotëson të gjitha kriteret e kërkuara. “Ne po plotësojmë të gjithë standardet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Absolutisht që progresi është i jashtëzakonshëm gjatë muajve të fundit në të gjitha blloqet, pra në këtë katër blloqet e këtij udhërrëfyesi. Ka disa elementë që janë në proces sikurse është ligji kundër diskriminimit, është në procedura zyrtare të Parlamentit dhe do të miratohet në javët e ardhshme, apo dhe disa detyrime të tjera, por ne jemi të bindur që brenda këtij vitit Shqipëria i plotëson të gjitha këto detyrime dhe shqiptarët do ta meritojnë të udhëtojnë pa viza në të gjitha vendet e hapësirës Shengen”, u shpreh ministri i Jashtëm, Meta.                                                                                               

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›