E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruli, Sandrit: “Argita te lekët, Shkëlzeni te fishekët”Nga Antena brenda familjesDje Sandri pati ditë të keqe. Lista e qeverisë botuar në gazetën e tij kishte mërzitur Lulzim Bashën. Pozicioni i tij si ministër i Mbrojtjes kishte ngjallur sherr nga t

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Ruli, Sandrit: “Argita te lekët, Shkëlzeni te fishekët”Nga Antena brenda familjes

Dje Sandri pati ditë të keqe. Lista e qeverisë botuar në gazetën e tij kishte mërzitur Lulzim Bashën. Pozicioni i tij si ministër i Mbrojtjes kishte ngjallur sherr nga të gjitha anët. I pari që e mori në telefon ishte Ruli.

- Ku je mo xhano? - i tha. - ǒi ke këto lista që boton mo apo tall bithën me ne?

- Jo mo, fola me doktorin, më tha: “Fute një herë këtë listën kështu. Hiqe një herë Ridvanin dhe Rulin të shikojmë reagimin”, - tha.

Po jo mo se nuk u heq vërtet, se jeni në listë, por do të tregojë që ka dhe ai presion. E kupton ti o burrë.

- E kuptoj xhano, e kuptoj, po nuk e kupton populli. Se ashtu si e kishe bërë ti, filluan gojët e liga të flasin që dje.

- Pse mo, çfarë thanë? Shumë e mirë qe qeveria.

- Po ç’të thonë xhano, ato që panë, panë Mimën te Financat, Bashën te Mbrojtja dhe më nisi një nga Libohova një sms. “Mos u mërzit shefo, - më tha. - Si u bë kjo punë, kështu do vazhdojë, “Argita te lekët, Shkëlzeni te fishekët”.

- Pse mo, ç’lidhje ka Argita me Shkëlzenin këtu?

- Po ja mo xhano, këtë Mimën s’e marrin seriozisht, e dinë shofer të Argitës në Kosovë, Lulin po e dinë si ushtar të Shkëlzenit dhe hajt mbaj gojën. Unë u them biro, më zuri gjuha lesh, që nuk janë të vërteta fjalët për fëmijët e doktorit, po mua s’më besojnë për punë lekësh, ti e di.

- E mo ç’ua q... robt, se s’mbajmë gojët e popullit ne, po ç’t’i bëjmë këtij Lul Bashës. Më çmendi mo burrë, më merr 20 herë në ditë. “Dua te rrugët”, - thotë.

- Epo ç’të të them unë, çoje të rrugët, se s’mbetemi as ne rrugëve. Unë e bëj dhe Mbrojtjen, po ma dhanë.

- Jo mo, fola me doktorin unë, i thashë, ta çojmë te rrugët, ta vazhdojë atje ku e ka lënë, po nuk më dha përgjigje. I thashë, dhe Ilir Meta atje ku e la e nisi. Ishte zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, u kthye prapë aty. Dhe Basha aty të kthehet. Po nuk më dha përgjigje. “Do ta shikojmë”, - tha.

Më çmendi mo burrë, nuk i bie dot telefonit të tij, se këtë muhabet ka.

- Po mos i bjer xhano, shiko punën tënde ti, pse të kruhet?

- Jo mo, po i thashë të më firmosë pak emërimin e motrës sime në ambasadë në Vatikan, se u torturua në Itali, punon si emigrante, ka kaq vjet. “Tallen emigrantët me mua, - më tha. - Më thonë, nuk je motra e Sandrit. U tregoj pasaportën, - tha e shkreta, - u them, na ka bërë një nënë, po s’më besojnë. Po të jesh motër e Sandrit, më thonë, duhet të jesh në ambasadë.”

Dhe i thashë atij b...q..., ma firmos tani që do ikësh këtë punën e motrës dhe ma zvarriste përditë. Donte siguri që unë ta çoja te rrugët. Ore unë i thashë mo burrë, kam interes vetë të të çoj te rrugët, se kam 60 milionë euro tenderë në dorë, me firmën time me letra italiane, po nuk është aq kollaj.

“Jo, po të duash ti, e heq Sokolin, - tha. – Ja, fut ca lajme që rrugët s’kanë mbaruar, që janë favorizuar disa biznesmenë klientë të tij.”

Dhe e di për kë më tha k...? Më tha për Bashkimin. Po jo mo k..., i thashë, se ai është i familjes. Gjej ndonjë tjetër. Është shumë shkërdhatë, se do t’i nxjerrë gështenjat me duart e të tjerëve. Nejse, unë i thashë doktorit, po ai s’më dha përgjigje.

- Epo mirë xhano, ti e ke bërë punën tënde. Po pse s’e çon te Drejtësia, se më bëhet mirë dhe mua, dhe Sokolit?

- Jo mo burrë, nuk e heq doktori atë Alibeajn, e shpëtoi ky b... q..., Edi Rama. Se e akuzoi për lirimin e të burgosurve. Dhe e ka si meritë ky Alibeaj këtë punë. Ti e di që po ia shau Rama një ministër atij, s’e dorëzon kurrë ai. Tha mirë Fevziu: “Do ketë bërë marrëveshje me Ramën ky b...q..., Alibeaj, që e shau para formimit të qeverisë ai.”

I thashë që fola me doktorin dhe doktori tha: “Nuk e lëviz, dhe Fevziut i bëhet mirë.”

Po pse i bëhet mirë, i thashë, se ai e ka thënë publikisht: “O unë, o Alibeaj.”

“I bëhet mirë, - tha, - se ka një ministër për të sharë në qeveri, se s’ka lezet kështu duke i lavdëruar të gjithë.”

Ti e di mo, Fevzua në çdo qeveri e ka pas një ministër që e shante. Mbaj mend te qeveri e Metës shante një Niko Kacalidha, s’di si e kish emrin ai, pastaj te Nano shante atë Besnikun, që ka qenë ministër Turizmi, si e ka emrin ai. Te qeveria që iku shante në fillim Lulin, se s’po na jepte asnjë punë, pastaj e mori me të mirë ai, i nxori dhe pasaportë diplomatike dhe u bën miq dhe vendosi të shante vetëm Besnik Mustafajn që nuk ishte më. Në këtë qeveri, me sa duket, doktori do ta lejojë të shajë Alibeajn. I madh Fevzoja, i madh!

- Ore mirë Fevzoja, që e paska marrë prenë e vet, po ne ç’do bëjmë?

- S’e di vallahi, unë kam hallin e Lulit, te rrugët na bën punë shumë, po s’di se ç’ka ky doktori që bën sikur mendohet. Se do ta bëjë në fund, jam i sigurt, po më duket se bën sikur ka presion. Nuk hap dhe telefonin këto ditë, se bën sikur s’do t’i rrjedhë informacioni, po mua më merr vetë dhe më raporton për të gjitha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›