E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli liron “korçarët”, ul dënimin ndaj Vlorës

 Komisioni i Apelit i mbledhur dje ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Disiplinës lidhur me katër futbollistët e Skënderbeut të cilët ishin lënë të lirë nga Disiplina. Edhe pse ankimimit të KS Skënderbeut, Apeli ka lënë në fuqi të njëjtin vendim ndaj lojtarët Genti Gjondeda, Blendi Shkëmbi, Antonio Rukavina dhe Matko Djamati nga dje mund të firmosin me cilëndo skuadër që ata dëshirojnë, pasi nuk janë më të lidhur me klubin korçar. Katër futbollistët kërkuan largimin nga Skënderbeu pas problemeve që ata patën me drejtuesit e klubit për rrogat e prapambetura. Shkëmbi ka firmosur menjëherë për Besën e Kavajës ndërsa Djamarti, Rukavina dhe Gjondeda prej ditës së sotme do të jenë ën dispozicion të trajnerit të Kastriotit të Krujës, Ramazan Ndreu. Ndërkohë Komisioni i Apelit ka ndryshuar vendimin e Komisionit të Disiplinës për KF Flamurtarin pas animimit të këtij të fundit. Kështu klubi vlonjat është dënuar përfundimisht me një ndeshje pa spektatorë, teksa është lënë në fuqi shuma e gjobës prej 300 mijë lekësh (të reja) vendosur nga Komisioni i Disiplinës për incidentet në ndeshjen Flamurtari-Besa, e cila do të riluhet më datë 3 shkurt.Ndërkohë Komisioni i Apelit është sërish në qendër të vëmendjes edhe pse në të janë zëvendësuar dy nga tre anëtarët e tij. Kështu ka mbajtur postin e anëtarit Fatmir Leli ndërsa kanë ardhur Adrian Himçi (anëtar) dhe Alban Mësonjësi (kryetar). Pikërisht e shkuara e këtij të fundit është kthyer dje në problematikën kryesore në futbollin shqiptar. Kjo pasi Mësonjësi është kontestuar nga shumica e klubeve të Superligës pasi deri para dy javësh ai ka qenë avokati i KF Apolonia e KS Dinamo ndaj sipas drejtuesve të klubeve ai nuk mund të drejtojë Apelin pasi është në konflikt të hapur interesi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›