E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia aksion për bllokimin e lojrave të fatit në Elbasan

Të paktën pesë aparatura kompjuterike u bllokuan në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Elbasanit, pas një operacioni kontrollesh në lokalet e lojrave të fatit të qytetit, organizuar nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik e Financiar, Drejtoria e Policisë së Qarkut, në bashkëpunim me Specialistët e Tatim-Taksave.  Burime të policisë lokale bënë të ditur sot se "lidhur me këtë operacion ka nisur proçedimi penal ndaj dy shtetasve, Bledar Mehja dhe Florenc Musaraj, si zotërues të këtyre aparaturave pa dokumentacion përkatës". Të pesë pajisjet u bllokuan nga policia, e cila do të vijojë aksionin edhe në ditët e ardhshme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›