Sërish shpejtësia madhe merr jetë njerësh në Durrës
Dy bashkëshortë nga Durrësi humbën jetën në orët e para të ditës së sotme, kur automjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga në afërsi të hotel “Delta”, rreth 9 km larg qytetit bregdetar. Burime zyrtare të policisë lokale thanë se Altin Dervishi, 33 vjeç dhe bashkëshortja Valmira Dervishi, 25 vjeç, me banim në fshatin Koxhas, u aksidentuan për vdekje rreth orës 02.00, teksa udhëtonin nga Tirana drejt Durrësi me autoveturën e tyre tip Honda, me targa të huaja. Të njëjtat burime bënë të ditur se dy patrulla vëzhguese të policisë, të vendosura në autostradë gjatë natës, kishin vënë re shpejtësinë e madhe mbi 140 km/orë me të cilën lëvizte automjeti i çiftit Dervishi dhe i kishin kërkuar që të ndalonte. Drejtuesi i autoveturës nuk iu përgjigj sinjalizimit dhe doli nga rruga pak kilometra më tutje.
...