E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Të ecet me shpejtësi në përmbushjen e reformave

Tani që ka marrë fund dilema e presidentit të ri të vendit, kreu i LSI-së Ilir Meta ka kërkuar vijimin e punës për të përmbyllur reformën zgjedhore, reformën parlamentare dhe heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë. Në një konferencë për shtyp, meta theksoi se përmbushja me sukses e reformave do të bëjë të mundur integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
 

“Tani kur procesi i zgjedhjes së presidentit të ri ka përfunduar do të dëshiroja të bëja apel për të ecur më shpejtidrjet përmbylljes të refomës zgjedhore, reformës parlamentare dhe zgjidhjes së çështjes së imunitetit si dhe në fushën e drejtësisë dhe në të gjitha drejtimet e kërkuara nga Bashkimi Europian. Është koha për të forcuar dialogun politik, për të çuar përpara reformat dhe për të parë drejt një të ardhme të përbashkët” theksoi Meta.

I pyetur në lidhje me daklaratën e kryesocialistit Rama se pas zgjedhjes së presidentit shqipëria ndodhet më larg Europës, Meta u përgjigj: Të gjithë jemi dëshmitarë që zgjedhja e presidentit nuk ka qënë një moment por një produkt i një procesi të gjatë, i një dialogu të vazhdueshëm, i tryezave të vazhdueshme. Një proces ku janë përfshirë të gjitha forcat parlamentare, janë përfshirë shumë kandidatë, ka pasur disa mundësi për konsensus dhe në fund kemi parë rolin e parlamentit që ka qënë sovran dhe ka vendosur”.

Ai e ka cilësuarpresidentin e zgjedhur Bujar Nishani si një figurë tepër kontruktive.  "Produkti konkret i gjithë këtij procesi pavarësisht nga përkatësia në të kaluarën në PD është një figurë tepër kontruktive, bashkëpunuese, instucuionale, është një figurë që sjell qetësi dhe bashkëpunim dhe në këtë drejtim edhe opozita ndan të njëjtën vlerësim për këtë personalitet pavarësisht qëndrimit të saj politik për të mos arritur një konsensus për emrat që kërkonte opozita” shtoi Meta.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›