Rama: Mbyllje fantastike e FRESSH, PS drejt fitores së merituar 2013
Politika e vjeter po jeton me grahmat e saj te fundit pak qindra ditet e mbetura nga fitorja qe s`do te na e vjedhe me askush. Kështu shkruan kryesocialisti Edi Rama në rrjetin social Twitter, pas përmbylljes së kongresit të FRESSH, ku u votua për zgjedhjen e kreut të ri te forumit, i cili pritet të shpallet të mërkurën mes 6 kandidatëve në garë. Duke e konsideruar fushatën e të rinjve socialistë një mbyllje fantastike, Rama shprehet se”kjo eshte Partia Socialiste ne rrugen per nje Rilindje Shqiptare,nje force e madhe,e re,e pandalshme per nje Shqiperi te Re Europiane”!
“Nje mbyllje fantastike e Re:FRESSH ne ditelindjen e PS,ku PS foli me zerin e te ardhmes per gjithe Shqiperine,drejt fitores se merituar 2013.Kjo eshte Partia Socialiste ne rrugen per nje Rilindje Shqiptare,nje force e madhe,e re,e pandalshme per nje Shqiperi te Re Europiane!Gezuar. Gezuar socialisteve kudo ku jane dhe me bindje u them gjithe shqiptareve qe duan ndryshimin se ndryshimi jemi ne dhe asgje nuk do na ndale! Politika e vjeter po jeton me grahmat e saj te fundit pak qindra ditet e mbetura nga fitorja qe s`do te na e vjedhe me askush.” –shkruan Rama.