E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Te gjithe ne "Skenderbej", diten e enjte

Greve e pergjithshme ne sheshin qendror te kryeqytetit. Ky ka qene paralajmerimi i kreut te LSI-se, Ilir Meta, teksa ka dale nga greva e urise dy dite me pare, per te nisur protestat. Aksioni politik i LSI-se, 7 muaj para zgjedhjeve duket se do te jete i perqendruar ne mbrojtjen e votes ne diten e zgjedhjeve, kauze e cila pritet te perbeje dhe thelbin e fushates elektorale te kesaj partie, tashme te pozicionuar kunder dy partive te medha, me te njejten gjatesi vale. "Te enjten e ardhshme, ne oren 16:00, te gjithe shqiptaret qe besojne se vota e tyre duhet te jete e lire, duhet te jete e barabarte, se vota e tyre duhet te jete e shenjte, te bashkohemi qe te gjithe, pa dallim partish, ne sheshin "Skenderbej", per te organizuar nje nga protestat dhe manifestimet me te medha paqesore, qe ka njohur vendi, qe ne fillimet e pluralizmit politik, per t'u treguar te gjitheve se shpirti i shqiptareve per liri dhe per demokraci, nuk mund te ndrydhet nga mazhoranca e kartoneve", deklaroi Meta, dje ne nje konference per shtypin. Per te, asnjehere me pare ne historine post-komuniste te Shqiperise nuk ka pasur me pak transparence dhe pjesemarrje ne komisionet zgjedhore. "Asnjehere me pare kete proces, nuk e kane monopolizuar 2 parti politike. Ky eshte nje hap mbrapa dhe nje mundesi qe 2 partite e medha i japin vetes per te manipuluar dhe abuzuar me voten e konkurrenteve te tyre", tha Meta. Per kreun e LSI-se, perplasja me Partine Socialiste eshte pasoje e qendrimit te deritanishem te forces me te madhe opozitare. I pyetur per mundesine e humbjes se te majteve per kete arsye, ashtu si ne vitin 2005, Meta tha se votimi ne Kuvend i Kodit te ri per zgjedhjet, eshte nje veprim shume i rende. "Kemi nje precedent te turpshem, qe nje pjese e opozites, megjithese lidershipi i saj eshte ne pushtet, po formalisht e opozites, me vetedije te plote ul garancite, jo vetem te opozites, por te gjithe qytetareve, per zgjedhje te ndershme e te lira. Ne e kemi bere zgjedhjen tone dhe nuk e kemi bere sot. E kemi bere prej kohesh", u shpreh kryetar i LSI-se. I cili eshte shprehur se ky qendrim i forte opozitar i partise se tij vetem e nderon te majten. Duke konsideruar njesoj te rrezikshem per zgjedhjet, kryetarin e PS, Edi Rama dhe ate te PD, Sali Berisha, kreu i LSI-se tha se do t'ia dala te mbroje votat. "Ne kushte te reja do te kemi nje strategji te re, jo vetem per te fituar voten e shqiptareve, por edhe per ta mbrojtur ate me cdo cmim", tha Meta. A.G


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›