Topi, tre jave kohe per dekretimin e Kodit
Nje dite pasi Kodi ri Elektoral mori "OK" konsensual nga Parlamenti, vemendja eshte fokusuar tek firma e Topit, i cili ka ne dispozicion 3 jave kohe per ta dekretuar. I votuar me 112 vota pro, ligji i ri zgjedhor nuk pritet te hase ne kundershtimin e kreut te shtetit. Por, pas periudhes 2 javore te publikimit ne fletoren zyrtare, detyre urgjente mbetet konstituimi i KQZ-se se re me 7 anetare. Ndonese sipas ligjit elektoral, ekziston mundesia qe ne formacionin e ri te rizgjidhen anetaret aktuale, gjasat per nje opsion te tille jane te pakta. Fryma me te cilen ky Kod u votua pritet te sjelle nje tjeter konfigurim. Vendosja ne te e dispozitave kalimtare per trajtimin e vecante te komisionereve te tanishem, eshte nje tregues i kesaj ideje. Me hyrjen ne fuqi te ketij ligji, anetareve te KQZ-se qe lene detyren per shkak te tij, u garantohet paga deri ne daten kur i mbaronte mandati dhe rikthimi ne detyren qe kane pasur. Nje argument tjeter ne favor te kesaj ideje eshte dhe fakti se disa muaj me pare komisionaret, Deshira Subashi dhe Arben Ristani, te dy propozime partiake paraqiten kandidaturat tek Presidenti per vendet vakante te Gjykates se Larte. Por largimi i Ristanit erdhi disa dite me pare kur mori postin e Drejtuesit te Shkolles se Magjistratures. Kompozimi i KQZ-se se ardhshme pritet te jete i kujdesshem. Burimet shtojne se drejtimi i ketij institucioni pritet t'i besohet njohesve te mire te ketij kodi, te cilet ndoshta kane qene edhe hartues te tij.
Rama
"Shkaktaret e kesaj percarjeje dhe kesaj ndasie, duke filluar nga Sali Berisha, duhet te shkojne ne shtepi. Nje politike e re bashkimi mes zgjedhesve duhet te marre jete. Kesaj do t'i japim jete ne".
Rama
"Shkaktaret e kesaj percarjeje dhe kesaj ndasie, duke filluar nga Sali Berisha, duhet te shkojne ne shtepi. Nje politike e re bashkimi mes zgjedhesve duhet te marre jete. Kesaj do t'i japim jete ne".