E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Të nisë sa më shpejt reforma zgjedhore gjithpërfshirëse

Tiranë, 27 korrik, NOA Zëvendëskryemninistri dhe lideri i LSI-së, Ilir Meta u ka bërë thirrje forcave politike që të realizojnë sa më shpejt reformën zgjedhore dhe të respektojnë rregullat e demokracisë edhe në rast të humbjes.

Meta ka ritheksuar se është e domosdoshme, që kjo reformë të jetë gjithpërfshirëse, me qëllim që zgjedhjet të mos kontestohen më pas nga humbësit e tyre siç ka ndodhur rëndom me zgjedhjet në Shqipëri.

Zëvendëskryeministri e bëri këtë apel ndaj forcave politike dhe shoqërisë civile në një aktivitet me moton Aksioni qytetar për reformën zgjedhore.

Zëvendëskryeministri Ilir Meta kërkoi edhe nga shoqëria civile që të angazhohet më shumë në reformën zgjedhore, për një reformë gjithëpërfshirëse, pasi sipas Metës mosmarrëveshjet, që kanë rezultuar pas zgjedhjeve i vuan e tërë shoqëria jonë.

Është koha për një proces gjithpërfshirës, ndaj duhet krijuar klima e duhur për të diskutuar çdo opsion të mundshëm mbi zgjedhjet, theksoi zëvendëskryeministri.

Duke iu referuar forcës politike që ai përfaqëson në kabinetin qeveritar, Meta shtoi se LSI është e kënaqur me kodin aktual, por ne nuk shohim vetëm interesat tona, ndaj kërkojmë të realizohet sa më shpejt reforma zgjedhore.

Meta nënvizoi se Ne jemi të hapur për administrim politik dhe teknik. E rëndësishme është që reforma të mos mbetet për tu diskutuar në minutat e fundit, dhe ai që humbet të respektojë rregullat që kemi vendosur në mënyrë transparente.

Që reforma zgjedhore duhet të nisë sa më parë ishte i mendimit edhe ish kreu i KQZ-së, Kristaq Kume.

Ai tha se shoqëria civile do ta mbështesë lëvizjen e forcave politike për reformën e re dhe se ky aksion qytetar është krijuar për të prodhuar rekomandime dhe informacione për komisionin e ardhshëm të reformës zgjedhore, që kjo reformë të jetë një proces gjithpërfshirës.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë edhe drejtues të forcave të tjera politike dhe përfaqësues nga shqoëria civile.

Ndërsa deputeti i PD-së dhe ish ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj nënvizoi se mekanizmi i administrimit zgjedhor që kemi është më i miri i mundshëm, por duhet krijuar besimi tek ky mekanizëm i administrimit ligjor, dhe ky besim mund të vijë duke mos ia lënë në dorë prurjen e ideologjive të reja në ligj forcave politike, por duhet që nismëtare për to të jetë shoqëria civile.

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, theksoi në këtë takim se duhet një kod zgjedhor që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

mit/NOAtopsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/politike/87-politike/27628-meta-te-nise-sa-me-shpejt-reforma-zgjedhore-gjithperfshirese","title":"Meta: Të nisë sa më shpejt reforma zgjedhore gjithpërfshirëse","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›