E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, të enjten takim me homologun belg në Bruksel

Kryeministri Berisha do të zhvillojë të enjte një takim zyrtar në Bruksel, me ftesë të homologut të tij belg, Iv Leterme. Ky takim i kreut të qeverisë merr tashmë një rëndësi të veçantë për shkak se prej muajit qershor të këtij viti Belgjika ka marrë edhe presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Në këto gjatë muaj kur Belgjika mban këtë presidencë, për Shqipërinë pritet të ketë zhvillime të rëndësishme në institucionet europiane. Kështu, në muajin nëntor Shqipëria pret të marrë liberalizimin e vizave dhe po kështu po në këtë muaj Parlamenti Europian do të diskutojë në një seancë të posaçme për kërkesën e Shqipërisë në lidhje me statusin e vendit kandidat.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›