E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqëria civile, takim të dytë me partitë për reformën

Takimi i dytë për reformën zgjedhore që do të mbahet sot paradite përfaqëson një mundësi për pjesëmarrje të gjerë politike. Aksioni Qytetar për Reformën Zgjedhore ka informuar dje rreth mbajtjes së tryezës mes përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve të shoqërisë civile për të hapur diskutimin rreth një ligji me shumë rëndësi për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe më gjerë. Shpresa e organizatorëve është që në këtë tryezë të jenë prezentë edhe zyrtarë të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, si dy forca përcaktuese në vendimmarrjen për këtë çështje.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›