E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Të përshpejtohet proçesi i hetimit

“Video-përgjimi ishte një montazh, dhe për këtë proçesi i hetimit ka hecuar me hapin e breshkës, kjo për të konfirmuar vërtetësinë dhe akuzën e kësaj video”. Ky ishte reagimi i radhës i kreut të LSI-së Ilir Meta, i cili së bashku me avokatët e tij, në një dalje per mediat lëshoi thirrje për vijim të hetimit në një proces me të shpejtë.
 

Ndërkaq, pas videos se publikuar nga emisioni investigativ “Fiks Fare” Meta mohoi në mënyrë kategorike çdo aludim ndërsa nuk pranoi të interpretonte bisedën në video duke shtuar se është "një montazh" dhe është përdorur si një mjet shantazhi.
 

“Ishte një masakër nga pikëpamja televizive, duke bërë manipulime përsa i takon zërit, duke pasur një mospërputhje përsa i takon dëgjimit dhe titrave dhe fshirje të shumta të bisedës të cilat kanë qënë të qëllimshme për të krijuar një efekt emocional ndaj teleshikuesit. E kam thënë dhe me parë, jam i hapur për tu hetuar nga Prokuroria. I kam dërguar dhe një leter kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli ku zyrtarisht e informova për lënien e imunitetit dhe për të dhene dorëheqjen nga funksionet qeveritare dhe jam i bindur se pavarësisht nga bindjet e mia, kjo është për tu dhënë më shumë besim njerezve”.
 

Për të bërë çdo gjë transparente, Meta me anë të avokatit Petrit Serjani vuri dhe nje here në dukje se sekuencat filmike janë vetëm montime, duke shfaqur dhe mosperputhje të bisedës. Kreu i LSI-së hodhi sërish akuza ndaj kreut të PS– së duke deklaruar se kjo ishte një manipulim i porositur nga vetë Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›