E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Te votohen tre ligjet, jo stanjacion i integrimit Qamil Xhani

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ka kerkuar nga forcat politike ne vend votimin e tre ligjeve te integrimit. Ne nje takim te zhvilluar dje me strukturat e LSI-se ne Qarkun e Dibres, Meta u shpreh se vendi nuk meriton te jete ne stanjacion per procesin e integrimit. “Ne jemi krenare per mbajtjen e premtimit per liberalizimin e vizave, gje qe u arrit ne nje kohe rekord nga e cila perfituan te gjithe shqiptaret. Ne jemi te keqardhur per stanjacionin qe po perjeton procesi i integrimit evropian te vendit, vetem per shkak te mungeses se bashkepunimit politik dhe miratimit te tre ligjeve qe kerkohen me kohe nga Bashkimi Evropian por edhe nga shqiptaret. Ne nuk kemi ne dore te ndryshojme dot te tjeret por ne kemi plotesisht ne dore qe te vazhdojme te sillemi me pergjegjshmeri te plote, te kontribuojme ne menyre konstruktive ne jeten politike te vendit, te theksojme gjithnje e me shume rendesine e bashkepunimit sepse edhe ne nje familje po nuk bashkepunuan pjesetaret e saj nuk mund te eci perpara”, u shpreh dje kreu i LSI-se. Meta ka folur dhe per zgjedhjet e 23 qershorit dhe ka prezantuar dhe kandidatin kryesues ne LSI-se ne Qarkun e Dibres, Perparim Spahiu. “Dua te shpreh kenaqesine time dhe mbeshtetjen me te madhe per Perparimin, si drejtues i listes se kandidateve tane per Qarkun e Dibres. Perparimi eshte nje shok shume i mire, te cilin e kam pasur shok ne shkolle, pavaresisht se ai duket me i ri se une se i ka hyre politikes vone”, u shpreh kreu i LSI-se. Meta ka shtuar se ne zgjedhjet e ardhshme LSI-ja do te kete nje rezultat me te mire se zgjedhjet e ardhshme. Kreu i LSI-se shtoi se LSI-ja nuk eshte nje force e re, por ka tete vite qe zyrat e saj jane hapur ne gjithe Qarkun e Dibres. Kreu i LSI-se foli dhe per zhvillimet brenda partise, duke u shprehur se ne LSI askush nuk ndalohet te flase. “Ne jemi krenare per demokracine qe kemi zhvilluar brenda Levizjes Socialiste per Integrim, ne LSI kushdo mund te kandidoje dhe te shprehe mendimet e tij dhe jo vetem qe nuk rrezikon te perjashtohet por perkundrazi do te jete gjithmone i vleresuar sepse per ne mendimi alternativ nuk eshte armiqesor por eshte nje pershpejtues i te gjitha reformave dhe angazhimeve qe duhet te bejme. Kjo ne menyre qe te jemi gjithmone nje force politike qe sjell pa u lodhur risi dhe energji ne politiken e vendit dhe mbi te gjithe qe e ndihmon Shqiperine qe te ece me shpejt drejt zhvillimit dhe integrimit evropian”, u shpreh kreu i LSI-se. Meta shtoi se LSI-ja ka realizuar angazhimet kryesore te Planit per Veprim qe prezantoi ne vitin 2009. “Ne jemi krenare qe shume nga angazhimet tona ne Planin per Veprim i kemi mbajtur. Shume lehtesira u realizuan per sa i takon zhvillimit te biznesit fason ku jane mbi 130 mije gra dhe vajza ne te gjithe Shqiperine te punesuara. Ne besojme se eshte e rendesishme te stimulohen keto lloj aktivitetesh ne zona te tilla ku impakti i tyre do te ishte shume me i madh se sa ne qendrat e medha urbane ashtu sikurse stimulimi i grave fermere eshte mjaft i rendesishem”, u shpreh dje kreu i LSI-se, Ilir Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›