Meta: “Vendi përparon, pavarësisht kursit të PS-së shqiptare”
20/04/2010 Kryetari i LSI-së Ilir Meta takohet me zyrtarin e lartë socialist bullgar
Theksi vihet në bashkëpunimin mes partive dhe vendeve
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta gjatë takimit që pati dje me zëvendëskryetarin e Parlamentit të Bullgarisë Georgi Pirinski, njëherësh anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste Bullgare, ka deklaruar se Shqipëria po përparon drejt anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian, pavarësisht nga kursi politik që ka zgjedhur lidershipi i Partisë Socialiste shqiptare. Pikërisht zhvillimet politike në Shqipëri dhe rajon ishin tema kryesore e bisedës mes zyrtarëve të lartë të partive me orientim të majtë politik. Meta dhe Pirinski ranë dakord për forcimin e marrëdhënieve midis LSI-së dhe Partisë Socialiste Bullgare në planin dypalësh dhe në kuadër të Partisë Socialiste Evropiane. Duket se ky takim reflekton kursin politik të LSI-së, e cila, pavarësisht se është pjesë e qeverisë së drejtuar nga një forcë politike e djathtë, vazhdon të mbajë pozicionin e saj politik, si një organizim me prirje e bindje të majta. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë LSI-së, Meta dhe Pirinski diskutuan për zhvillimet në rajon dhe nevojën për vazhdimin e përpjekjeve për bashkëpunim intensiv midis gjithë vendeve të tij. Mësohet se rëndësi e veçante iu kushtua projekteve të mëdha infrastrukturore që lidhin dy vendet, siç është Korridori 8, për të cilin do të zhvillohet edhe një takim i ministrave të transporteve të rajonit në Tiranë më 29-30 prill.
Po gjatë ditës së djeshme zëvendëspresidenti i Parlamentit bullgar është pritur në një takim të veçantë edhe nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli. Zyra e shtypit pranë Kuvendit bën të ditur se u nda mendimi se Shqipëria dhe Bullgaria, dy vende ballkanike që gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera, do të ngrenë në nivele edhe më të larta bashkëpunimin politik, parlamentar dhe ekonomik. Duke u ndalur në situatën aktuale politike në vend, kryeparlamentarja Topalli ka theksuar se do të kishte dashur që edhe opozita shqiptare të bëhej pjesë e këtyre proceseve të mëdha integruese të vendit. “Janë kohë kur opozita duhet të shohë përtej axhendës personale të dikujt e të marrë rolin e vet, duke kontribuar në realizimin e aspiratave të shqiptarëve”, - ka thënë ajo.
Takimi
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta gjatë takimit me ambasadorin jorezident të Australisë në vendin tonë, Jeremy Roger Newman, ka deklaruar se së shpejti Shqipëria do të mundësojë hapjen e selisë së saj diplomatike në Australi me qëllim nxitjen e këtyre marrëdhënieve si në planin politik, ashtu dhe në atë ekonomik. Nga ana e tij ambasadori australian ftoi ministrin Meta për një vizitë zyrtare në Australi.