E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Vendimi i KQZ-së, jo i nxituar, opozitës iu la koha e mjaftueshme

08-01-2011 / Gazeta 55

Zv/kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta u shpreh dje se vendimi i KQZ-së për djegien e fletëve të votimit nuk është aspak i nxituar, pasi Partia Socialiste i ka pasur të gjitha shanset për të realizuar hetimin e zgjedhjeve.  Sipas Metës, Partia Socialiste u tërhoq nga hetimi i zgjedhjeve me gjithë mundësitë e ofruara nga mazhoranca. “Opozita i ka pasur të gjitha mundësitë për të realizuar hetimin parlamentar. Lidhur me djegien e fletëve të votimit, ky është një vendim që i takon KQZ-së dhe nuk do të bëj komente mbi këtë vendim, por mund t’ju them që vetë PS është tërhequr prej gati 2 muajsh nga hetimi i fletëve të votimit”- theksoi Meta. Mazhoranca vlerëson gjithashtu se endja e PS-së me kushtëzimin e raporteve me Kuvendin, pasi sipas tyre u manipuluan zgjedhjet e 28 qershorit, ishte thjesht alibia për të mos pranuar dështimin e madh të afro 2 viteve më parë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›