E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: KQZ ka vepruar sipas ligjit, të gjithë të bëhen pjesë e procesit zgjedhor

08-01-2011 / Gazeta 55

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Europën, Tomas Kantrimen reagon për “fatin” e kutive të zgjedhjeve në Shqipëri


Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Europën Tomas Kantrimen, ka vlerësuar punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, në përputhje e ligjin, veçanërisht vendimin më të fundit të tij, për trajtimin e fletëve të votimit dhe të materialeve të tjera zgjedhore. Jo vetëm kaq, por Kantrimen, ka apeluar edhe për pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike, në këtë proces, duke ripërsëritur apelin për kapërcimin e ngërçit politik. Vlerësimet e tij, Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Europën Tomas Kantrimen, i ka bërë të ditura për Zërin e Amerikës. Sipas tij, KQZ në Shqipëri e ka bërë punën sipas rregullave dhe se është e rëndësishme që të gjitha partitë dhe anëtarët e komisionit të marrin pjesë në proces. Ai shtoi se ngërçi politik ka dëmtuar jo vetëm imazhin, por edhe përparimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian. Duke paralajmëruar një pjesë të deklarimeve të Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Europën Tomas Kantrimen, Zëri i Amerikës bën të ditur se intervistën e tij të plotë, mund të ndiqet sot në Ditarin e saj të ores 18.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›