Konflikti i bandave ne Bulqize

Gjykata la në burg pa afat shtetasin Ilia Duriçi. I njëjti trup gjykues ka lënë në arrest shtëpie shtetasin Vladimir Crroi.
I ndaluari tjetër, Ndriçim Durriçi është lënë në burg pa afat, Adrian Duriçi është dhënë masa e sigurisë vetëm detyrim paraqitjeje, ndërkohë në burg pa afat janë edhe shtetasit Eleonard Nderu dhe Shpëtim Reka, të dy ndodhen në spital të plagosur.
Në momentet e para ata pretentuan se ishin kalimtarë, por policia i arrestoi si të implikuar direkt në përplasjen me armë.
Ndërkohë janë ende në kërkim shtetasit Ilir Jangulli dhe Destan Gjeta.
Policia e Bulqizës, e ndihmuar nga forcat speciale të RENEA-s, si dhe dy grupe policore nga drejtoritë e policisë të Dibrës dhe Elbasanit, përfshirë edhe forca të Drejtorisë së Kufirit, pas vënies në pranga të gjashtë personave të dyshuar si autorë të përfshirë në këtë ngjarje, vazhdojnë të mbajnë në mbikëqyrje qytetin për rikthimin e tij në normalitet, si dhe janë vënë në kërkim të dy personave të shpallur në kërkim.
Konflikti që çoi në vdekjen tragjike të një kalimtari lidhet me kontrollin e burimeve të kromit nga të ashtuquajturit të fortët e kësaj zone të organizuar në banda në bazë fisesh.
Përplasjet fizike mes tyre shkuan deri në një luftë me armë në mes të qytetit.