Topalli ne komision Topi marreveshje me Edi Ramen per 21 janarin
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli raportoi dje ne komisionin hetimor parlamentar per ngjarjet e 21 janarit. Ajo leshoi akuza ndaj kreut te opozites per dhunen por edhe per disa drejtues qe nuk vepruan per ta denuar ate. Pas disa pyetjesh nga deputetet e komisionit Topalli kerkoi vijimin e raportimit me dyer te mbyllura per te treguar korrespondecen e saj zyrtare me Presidentin Topi.
Eduard Halimi Zonja kryetare e Kuvendit do te donim te dinim informacionet tuaja ne lidhje me ngjarjet e 21 janarit si dhe kendveshtrimin tuaj per ate ngjarje.
Jozefina Topalli Sulmi i kryer ndaj institucionit te Kryeministrise ishte nje perpjekje per te permbysur qeverine legjitime ndersa dhuna ishte e nxitur nga Rama Ruci e Gjinushi. Kjo ishte nje dhune e planifikuar financiarisht. Kam pare 200-300 persona te cilet rrethuan Kryeministrine ku hidheshin tulla gure dhe qellonin me hunj e drure policet. Me 21 janar kam pare qe me force hodhen deren e Kryeministrise. Kam pare police dhe Garden te cilet u treguan te vetepermbajtur. Kjo behej per te vetmen arsye marrjen e pushtetit me dhune dhe permbysjen e qeverise legjitime. Pergjegjesi ka vetem nje emer. Ai eshte Edi Rama qe kishte qellim te ngrinte fronin e tij me gjakun e shqiptareve. Te nderuar anetare pyes veten se cfare e shtyu Edi Ramen. Kam thene disa here qe Edi Rama nuk ka dashur qe vizat te hiqen. Te dashur shqiptare ai ska lene gur pa levizur para pa paguar qe vizat te mos hiqeshin. Ai refuzoi gjykatat nuk pranoi Strasburgun dhe nuk pranoi zgjedhjet e ndershme te pranuara nga arbitri nderkombetar. Dikush i jep gjithmone garanci. Per zotin Rama ka shume padi e dosje ne Prokurori por ato i mbyllin shume shpejt dhe ky eshte fakt. 21 janari nuk erdhi papritur por i paramenduar. 21 janari erdhi pasi deshtoi ne cdo projekt dhe strategji per te goditur ligjin dhe institucionet. Ne fakt keta njerez kane pasur garanci ligjore. Shqiptaret duhet te bejne analizen e tyre ju tuajen. Gjate kesaj periudhe kam lexuar ata qe kane studiuar te keqen. E keqja eshte qellimi per te demtuar apo shkaterruar thone librat. Ata dhjetera police te plagosur qytetare nuk u pane e ndien vetem nga nje njeri nga kryetari i shtetit shqiptar shkelqesia e tij zoti Bamir Topi. Ne komunikaten e pare gjate dates 21 thote se Presidenti po ndjek me shqetesim te jashtezakonshem situaten e krijuar ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Ketu nuk do te gjeni fjalen dhune. Nuk kishte pare kreu i shtetit 5 ore rresht dhune ndaj Kryeministrise Nuk e kishte degjuar kryetari i shtetit qe po sulmohej ne themelin e shtetit Kush ia kishte mbyllur syte kryetarit te shtetit Kush ia kishte lidhur gjuhen Kush ia kishte mbyllur veshet kryetarit te shtetit qe nuk shihte e degjonte. Cilat jane arsyet e shkaqet qe kreu i shtetit harroi te perdorte fjalen dhune dhe te ngushellonte familjet. Ska deklarate tjeter ne daten 21. Harroi te vleresoje burrat e Policise se Shtetit dhe Gardes qe mbrojten institucionin nga dhuna barbare. Kush ia lidhi syte e gjuhen Duket qartazi nje marreveshje e qarte me zotin Rama. Ai merr qeverine me dhune kurse shkelqesia e tij mandatin e dyte te Presidentit. A ishte zoti Topi pjese e ketij skenari I takon ketij komisioni te shohe qendrimin e denimit kolektiv ndaj zinxhirit te komandes se Gardes. Cila ishte ngjarja per Prokuroren e Pergjithshme zonjen Rama qe tamam si Presidenti ishte per te ngjarje ne bulevard.
Enkelejd Alibeaj Nga ana e deputeteve te PS-se qe ishin te perfshire ne ate ngjarje eshte pretenduar se ka pasur nje cenim te se drejtes se tyre dhe mbeshtetesve te tyre per ushtruar nje demonstrate paqesore. Ka pasur ndonje pretendim te ngritur nga deputetet e PS-se drejtuar juve per ndonje cenim te te drejtave te tyre per kete demonstrate
Jozefina Topalli Mua me kane sjelle vetem nje kerkese qe kerkojne rrogat e dites se diel. Kjo eshte e vetmja kerkese. Une bera nje parashtrim te jetes parlamentare te veprimtarive te deputeteve te te gjithe deputeteve nga 29 qershori deri diten e sotme. Histori e cila projektohet ne urdherimin per shkak te nje platforme te nje strategjie dhe te perdorimit te ketyre deputeteve ne atakim te Kushtetutes atakim te ligjit me qellim goditjen e institucioneve. Ne kete aspekt deputetet e Kuvendit i kemi pare ne pozicione shume te papelqyeshme dhe shume te papranueshme. Ne lidhje me pyetjen qe ju beni mbi pranine e deputeteve kam pyetur veten a ka nje ligj per Sherbimin Informativ Shteteror te Ndryshuar ku cdokush e dinte qe me 21 janar ishte planifikuar ishte paralajmeruar publikisht marre persiper publikisht nga nje grup drejtuesish te Partise Socialiste ajo qe do ndodhte me date 21 janar. Pyetja e pare nje kryetare Parlamenti por jo vetem. Ne baze te ketij ligji qe percakton kryetarin e Kuvendit qe te autorizoje SHISH-in per pergjimin e personave te caktuar te dyshuar te perfshire ne drejtimin organizimin dhe thirrjen e dhunes verbale. Drejtori i SHISH para gjate dhe pas 21 janarit ndryshe nga legjislatura tjeter nuk ka pasur asnje kerkese as per te perdorur nje instrument ligjor qe eshte pergjimi instrument ligjor qe eshte nder me efecientet nder me efikasit. Natyrisht qe eshte per te ardhur keq se SHISH-i ka per detyre perpjekjet per permbysje te rendit kushtetues ti raportonte ne institucionet perkatese. Prokuroria nuk ka bere te njejten gje pergjimi eshte nje mjet shume efikas dhe kjo nuk ka ndodhur. Natyrisht si kryetare e Kuvendit jam e shqetesuar pse keto instrumente ligjore nuk perdoren. Une do ju kerkoja ju te investoni ne kete aspekt te komunikimit institucional. Ngjarjet nuk kane qene te papritura kane qene te paralajmeruara prej ditesh. Autoret nuk kane qene te paidentifikuar apo jo kane qene persona qe publikisht kane marre persiper vepren e ketyre krimeve monstruoze dhe veprimeve qe ato kane bere nuk do ishin bere. Nese SHISH Prokuroria do kishin zbatuar ligjin ato sot do kishin prova te pakundershtueshme te krimit apo jo. Ne analizen time qendrimi i tyre eshte i barabarte me refuzimin e tyre per te kryer detyren. Une ju ftoj ju te verifikoni deduksionin.
Enkelejd Alibeaj A ka kerkuar nga ju Presidenti i Republikes ne cilesine e titullarit te Kuvendit per te ditur saktesisht se cilat kane qene pretendimet politike te opozites qe u mblodh me 21 janar bashke me agresoret
Jozefina Topalli Jo nuk ka kerkuar.
Fatos Hoxha A keni komunikuar me Presidentin e Republikes gjate dates 21 janar apo me pas kesaj date jo me ngjarjet ne bulevard por me sulmin mbi Kryeministrine. Kush ka qene thelbi i ketij komunikimi dhe cfare pergjigjeje keni marre
Jozefina Topalli Do te preferoja ta shtyja kete pergjigje.
Fatos Hoxha Ju ne deklaraten qe keni bere gjate dates 21 janar por edhe me pas keni bere thirrje per shoqerine shqiptare vecanerisht grave per stabilitetin e vendit. Ju jeni shprehur personalisht ne dates 23 janar per grusht shteti. Pse pikerisht ne kete date dhe jo me pare ose me vone
Jozefina TopalliPas konferences se kryeministrit qe e mbajti menjehere pas nje rrethimi 5 oresh te nje sulmi barbar. Momenti i pare pas kesaj deklarate eshte denimi i dhunes dhe gjeja e dyte eshte ti kerkohet drejtesise qe te hetojne ne menyre te gjithanshme e te besueshme per te gjitha rrethanat e ne te njejten kohe per te shprehur ngushellim per viktimat. Ne daten 22 kryetari i Kuvendi se bashku me kryetarin e grupit parlamentar thirren Konferencen e Kryetareve kur ngjarjet po degradonin.
Eduard Halimi Pse ne daten 22 zonja kryetare
Jozefina Topalli Ne daten 22 jam informuar qe heret ka dale nje urdher ndalimi une e dija urdher arresti nga Prokuroria per gjithe zinxhirin e Gardes se Republikes. Kjo ishte nje gje e pabesueshme. Une ate nate deri ne oren 1.30 kam ndjekur deklaraten e fundit te zotit Rama i cili fliste dhe klithte kunder horrave te Gardes. Ka qene ora 1.20 pas mesnate. Pastaj ne oren 6 te mengjesit dorezohet nje urdher ndalimi. E pabesueshme. fare po ndodhte brenda shtetit Ajo Garde qe iu perqendrua 5 oreve ndaj shisheve molotov gureve tullave shisheve me lende djegese tritolit dhe vjen nje moment qe thua... Ky shtet ka nje Parlament qe ka bere nje ligj per Garden qe eshte i kthjellet dhe i qarte. Pa bere asnje hetim asnje investigim kerkohet arresti i gjithe zinxhirit drejtues te Gardes. Ngelemi tek pyetja e madhe serioze. Kush ishte i interesuar per kete arrest Per kete urdher-ndalim te kunderligjshem Pa hetim Te kunderligjshem. Kujt i interesonte tjeter pervec zotit Rama qe institucionet kushtetues pas asaj qe ndodhi pas thirrjeve te zotit Rama per horrat e Gardes te ishin te pambrojtura Kryeministria Kryesia e Kuvendit Presidenca. Po i kthehem pyetjes se zotit Hoxha une kam komunikuar gjate dates 21 janar me kryeministrin gjate 5 oreve te dhunes vandale por edhe me ministra e shume deputete. Kam komunikuar me Shefin e DSIK pasi eshte ngritur komisioni per ceshtjen e certifikatave. Kam komunikuar me shefin e SHISH-it ku i kam kerkuar dhe i kam derguar nje leter per bashkepunim me komisionin hetimor. Me pas kam komunikuar pas 10 ditesh me drejtorin e SHISH-it ku i kam kerkuar te respektohen te gjitha procedurat aktet nenligjore per ceshtjen e certifikatave. Kam komunikuar edhe me Presidentin e Republikes ne daten 23 janar pasi ne daten 21 Presidenti kishte nje deklarate te vetme dhe te fundit ne te cilen jo vetem qe nuk denonte dhunen por as qe e permendte fjalen dhune. Kam komunikuar pas dates 22 kur u mblodh Konferenca e Kryetareve me te drejten e reagimit te Kuvendit ku te dielen u mblodh Kuvendi duke bere edhe nje rezolute per situaten duke denuar dhunen. Parlamenti reagoi menjehere dhe deputetet te gjithe kane qene ne Tirane.
Eduard Halimi E keni per te gjithe deputetet apo vetem te njeres pale
Jozefina Topalli Te maxhorances. Ne Konferencen e Kryetareve u thirren kryetaret e grupeve dhe komisioneve te te gjitha paleve por nuk erdhen. Ne daten 23 eshte mbledhja e dyte e Konferences se Kryetareve. Ne asnje mbledhje te Konferences se Kryetareve as ne seance nuk erdhen perfaqesuesit e opozites. Nderkohe qe as ne daten 22 nuk kishte asnje denim te dhunes nga kreu i shtetit. Ne daten 23 pas denimit te zonjes Rama per arrestimin e zinxhirit te trupes drejtues te Gardes une kam pasur nje komunikim me Presidentin e Republikes. Kam pritur qe Presidenti i Republikes qe nga dita e pare qe te ushtronte detyrat e tij kushtetuese sepse Kushtetuta i jep te drejten dhe detyren qe ti drejtoje mesazhe popullit vendit dhe shtetit te tij por qe Presidenti nuk e beri. Kam pritur qe Presidenti i Republikes qe te ushtronte detyren e tij kushtetuese te ushtruar ne nenin perkates ne Kushtetute qe te kerkonte informacione nga titullaret e institucioneve. shte detyre e Presidentit dhe nuk mendoja kurre qe Presidenti eshte prokurori i Tiranes qe dha urdhrin e arrestit por Presidenti i kerkon informacion titullarit dhe ketu kishte shume titullare. Kam pritur qe Presidenti i Republikes te mos shkruante deklaraten e tij qe u bente thirrje te gjithe faktoreve politike qe te qetesojne demonstruesit. Njera pale ishte nen hunj e molotov. Kam pritur qe Presidenti ti kerkonte Edi Rames qe ishte drejtuesi dhe organizatori koordinatori financuesi i 321 personave sipas deshmise se drejtorit te policise te njerezve me precedente penale te inkriminuar me vrasje tentative vrasjeje kontrabande perdhunime vjedhje e te tjera. Kam pritur qe presidenti i Republikes te distancohej.
Eduard Halimi Komunikimi ishte me telefon apo me ndonje mjet tjeter
Jozefina Topalli Une si kryetare e Kuvendit kam detyre te respektoj prestigjin e karriges se kryetarit te shtetit pavaresisht nga emri i personit. Ne kete detyre qe une kam kam shkruar leter konfidenciale dhe do tu kerkoja leje qe vazhdimin e kesaj ta bejme me dyer te mbyllura per te respektuar konfidencialitetin e letres me Presidentin e Republikes. Edhe pergjigjen e tij qe une e lexova ne vijim te letres se shkruar me preokupim dhe te mosmarrjes dhe te mospranimit te detyrimeve kushtetuese.