E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Studio e hapur”, PS- PD perplasje per komisionin hetimor

Partia Socialiste nuk ka pretendime lidhur me procedurat e vendimarrjes te komisionit qe do te hetoje zgjedhjet parlamentare 2009, ndersa debati mes paleve ka mbetur tashme ne kete pike. Kete e konfirmoi deputeti socialist Damian Gjiknuri ne "Studio e hapur" te se martes mbrema. Nga ana e tij deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, konfirmoi qe nese respektohen te gjitha procedurat ligjore komisioni do te votohet.

Eni Vasili: Cilin nga variantet e zgjidhjes për komisionin jeni gati të pranoni?

Damian Gjiknuri: Është qesharake. Të lejojmë komisionin hetimor të kryejë punën e tij
 Enkelejd Alibeaj: Domethënë, gjithë historia një vjeçare është qesharake. Një vit e ca luftë ideologjike që bëjnë këta qenka qesharake

Damian Gjiknuri: Ose kryetarit t’i jepet një numër votash ose le të jetë një numër çift dhe kryetarit t’I jepen dy vota.

Enkelejd Alibeaj: Të votojë kërkesën për komision hetimor me atë object që ti ke përshkruar së fundmi sipas deklaratës dhe rezolutës së PE me përbërje sic përcakton ligji, me kryesinë e opozitës dhe me secilën prej nga dy varianteve që ju keni ofruar. E di ku është frika ime? Që ju si lepuj, do ngriheni, do ikni dhe nuk do votoni. 

Dashamir Shehi, kreu I LZHK: Shpresoj që pot ë ngrihet një komision do shërbejë si lloj deterenti politik për komision tjetër që do të shkojë të rishohë kodin electoral me shpresë të zotit që zgjedhjet e tjera shqiptarët ta dinë se për kë kanë votuar, sa kanë votuar dhe si kanë votuar.

Pjese e debatit ne studio ishin edhe protestat e opozites.

Damian Gjiknuri: Shkaqet janë gjithcka që ka të bëjë me qeverisjen e këtij vendi që nga drejtësia, që nga kuvendi që nuk është funksional, që nga reformat për decentralizimin qe kanë dështuar, që nga decentralizimi që nuk janë të zbatueshme, që nga sjellja absurde e qeverisë me gjithë këtë krizë politike. Të gjitha këto shkaqe janë të mjaftueshme që shqiptarët të protestojnë.

Enkelejd Alibeaj: Në krye të gjithë kësaj kohe serioziteti I protestës suaj, në konceptin makro, është në nivelet më të ulta dramatike. Nuk besoj se nuk është vendi, jo për shkak të përmbytjeve, por për shkak të këtij evenimenti kaq të madh, për shkak të realizimit të kësaj metamorfoze të shoqërisë shqiptare sot ne të bëjmë protesta.   

Dashamir Shehi: Në qoftë se ju nuk uleni në tavolinë për të bërë një zgjidhje parlamentare sigurisht që do dilni në rrugë. Protesta koincidon me heqjen e vizave. Them se nuk ka ndonjë lidhje të madhe. Mos e bëjmë patetike shumë këtë punën e vizave.

Artan Hoxha, analist: Po merr një pamje krejt absurde kjo taktikë e PS për protestat, ndërkohë që ka depozituar në kuvend një kërkesë konkrete për hetimin parlamentar.

Partia Socialiste ka zhvilluar protesta ne disa qytete te vendit dhe pritet qe nje e tille te mbahet ne Tirane.

Taulanta Boja Azhornuar se fundi ( e merkure , 15 dhjetor 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›