E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau 77 persona, 21 vite burg për ekstremistin Breivik

Kjo është masa e marrë nga gjykata në Norvegji kundër Anders Behring Breivik, i cili tashmë është shpallur i aftë mendërisht.

Ai shpallet fajtor për vrasjen e 77 personave, më 22 qershor të vitit të shkuar. Anders Behring Breivik, i veshur me kostum të zi, këmishë të bardhë dhe kravatë gri, e dëgjoi me buzëqeshje vendimin e gjykatës, në ambientet e së cilës u fut duke përshëndetur me gjestin e së djathtës ekstreme. Breivik ka pranuar kryerjen e 77 vrasjeve në Oslo dhe ishullin Utoya, dhe plagosjen e 240 personave të tjerë.

“I kreva vrasjet për të ndalur islamizimin e vendit tim”, deklaroi ai para gjykatës, i njohur për mbështetje ndaj qarqeve akulte si dhe organizatave kriminale serbe. Ai do të qëndrojë në tre qeli në 21 vitet e ardhshme me një hapësirë prej 8 metrash katrorë secila, dhe me pajisje normale, madje edhe me laptop të pajisur me internet. /Start/

                                                                                             2012-08-24 11:11
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›