E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbet një italian, policia kërkon ndihmë

Sipas informacionit të marrë nga autoritetet italiane, ky shtetas po zhvillonte një vizitë turistike në Mal të Zi dhe që nga data 8 gusht rezulton i humbur në një zonë malore në afërsi të kufirit me Shqipërinë, ku po zhvillonte një ekskursion.

Nga autoritetet malazeze janë zhvilluar operacione kërkimi, por pa ndonjë rezultat. Nga familjarët e të humburit dhe autoritetet malazeze nuk përjashtohet mundësia, që ky shtetas të ketë kaluar në territorin e vendit tonë. Në këtë kontekst është kërkuar dhe bashkëpunimi i Policisë së Shtetit.

Krahas organizimit të shërbimeve për gjetjen e këtij shtetasi, Policia e Shtetit kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve, kryesisht në zonat në afërsi të kufirit. Për çdo informacion mbi këtë shtetas qytetarët mund të telefonojnë në numrin 129. /Start/



                                                                                             2012-08-24 10:53
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›